114-vjeçari zbulon sekretin e jetëgjatësisë: 5 ushqimet që zgjasin jetën

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

114-vjeçari Bernardo LaPallo ka vendosur të ndajë me ne sekretin e tij të jetëgjatësisë. Ai ka lindur në vitin 1901 në Arizona. Edhe pse është 114-vjeç, ai vazhdon të jetë në formë të mirë, dhe kjo falë ushqyerjes së shëndetshme dhe kryerjes së ushtrimeve fizike. Bernardo thotë se nuk është sëmurur asnjëherë, dhe se gjithmonë ka konsumuar ushqime organike dhe perime.Bernardo La Pallo

Bernardo ka zbuluar 5 ushqimet, që sipas tij, e kanë ndihmuar të jetojë kaq gjatë:

Hudhra – është përdorur në shumë shtete si bimë mjekësore. Ajo ka veti antiseptike dhe antibakteriale shumë të mira për shëndetin. (lexoni 10 përfitimet që i sjell hudhra shëndetit).

Mjalti – njihet si nektari i perëndive. Mjalti është përdorur në mjekësinë tradicionale si një ilaç efektiv për kurimin e sëmundjeve të ndryshme të trupit. Grekët e lashtë e konsumonin atë duke menduar që i ndihmonte të jetonin më gjatë, ndërsa egjiptianët e përdornin për kurimin e disa sëmundjeve, madje profeti Muhamed e ka përmendur shpesh duke e cilësuar si një produkt kurativ. (lexoni 23 përfitimet shëndetësore të mjaltit).

Çokollata – Nëse mendoni se çokollatat janë vetëm për fëmijët, e keni shumë gabim. Bernardo thotë se çokollata është një përbërës vital për të pasur një jetë të gjatë. (lexoni disa nga benefitet e çokollatës).

Vaji i ullirit – njihet si “mbreti i vajrave”. Ai ndihmon në shërimin e një sërë sëmundjesh. Përfshijeni atë në dietën tuaj ushqimore, dhe do të vini re diferencën. (lexoni – Ja pse duhet të konsumoni 1 lugë vaj ulliri çdo mëngjes).

Kanella – Shumë kultura e kanë quajtur kanellën si “ushqimi mrekulli”,  kjo për faktin se kjo erëz ka shumë përfitime shëndetësore. Ekstrakti i pemës së kanellës është përdorur tradicionalisht si bimë mjekësore, për të shëruar sëmundje të ndryshme. (lexoni vetitë kuruese të kanellës).

Burimi: Healthy and Natyral Life / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh