12 super-ushqimet që ulin tensionin e lartë të gjakut

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Doni të dini si mund të ulni tensionin e gjakut në mënyrë natyrale? Kripa është cilësuar gjithmonë si “armike”  e tensionit të gjakut – përfshini sa më pak prej saj në dietë dhe do të jeni të sigurt. Studimet kanë treguar se është shumë e rëndësishme të zgjidhen ushqime të ulëta në sodium (me përmbajtje të ulët në kripë) dhe të lartë në të paktën 2 nga 3 këto minerale të fuqishme: kalcium, magnez dhe kalium. Shtoni këto super-ushqime në dietën tuaj ushqimore për të ulur tensionin  e lartë të gjakut, si dhe për të parandaluar  atakun në zemër dhe goditjen në tru.

Fasulet e bardha

Një kupë me fasule të bardha siguron 13% të kalciumit, 30% të magnezit dhe 24% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Mishi i gjelit të detit

3 racione mish gjeli i detit sigurojnë 6% të magnezit dhe 15% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Kos

Një kupë kos siguron 49% të kalciumit, 12% të magnezit dhe 18% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Kivi

Një kivi siguron 2% të kalciumit, 7% të magnezit dhe 9% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Pjeshkë dhe nektarin

Një pjeshkë ose nektarin siguron 1% të kalciumit, 3% të magnezit dhe 8% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Banane

Një banane e madhësisë mesatare siguron 1% të kalciumit, 8% të magnezit dhe 12% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Kale

Një filxhan me kale siguron 9% të kalciumit, 6% të magnezit dhe 9% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Specat  e kuq (gogozhare)

Një kupë me speca të kuq siguron 1% të kalciumit, 5% të magnezit dhe 9% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Brokoli

Një kupë me brokoli të gatuar siguron 6% të kalciumit, 8% të magnezit dhe 14% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Patatet e ëmbla

Një patate e ëmbël e madhësisë mesatare (pa ia hequr lëkurën) siguron 4% të kalciumit, 8% të magnezit (7% pa lëkurën) dhe 15 % të kaliumit (10% pa lëkurën)  që ju nevojiten çdo ditë.

Kuinoa

Një gjysmë kupë me kuinoa të gatuar siguron 1.5 % të kalciumit, 15 % të magnezit dhe 4.5 % të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Avokado

Një gjysmë avokado siguron 1% të kalciumit, 5% të magnezit dhe 10% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

 Burimi: Prevention.com / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë