Ushqimet tropikale kanë shumë përfitime shëndetësore dhe ju ndihmojnë në luftën kundër sëmundjeve të ndryshme. Për më tepër, banania është e pasur me ushqyes të shumtë, duke përfshirë sukrozë, fruktozë, glukozë dhe fibra.
Prandaj, banania vepron si përforcues i fuqishëm natyror i energjisë.
Një studim zbuloi se dy banane mund t’ju furnizojnë me energji të mjaftueshme për të përballuar një stërvitje 90-minutëshe. Kjo është arsyeja pse banania është fruti i preferuar i sportistëve. Përveç kësaj, kur e krahasojmë me një mollë, banania përmban:
- Dy herë më shumë karbohidrate
- Pesë herë më shumë vitaminë A dhe hekur
- Katër herë më shumë proteina
- Dy herë më shumë vitamina dhe minerale të tjera.
Kuron ulcerat
Bananet janë përdorur si mjete natyrore për të kuruar sëmundjet e zorrëve, zvogëlojnë irritimin dhe mbi-aciditetin e zorrëve.
Kuron aneminë
Për shkak të niveleve të larta të hekurit, konsumimi i rregullt i bananes mund t’ju ndihmojë të luftoni aneminë. Hekuri stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe për këtë arsye rrit nivelin e hemoglobinës në gjak.
Rregullojnë presionin e gjakut
Banania është e pasur me kalium dhe e ulët në natriumi, që e bën atë të përsosur për rregullimin e presionit të gjakut.
Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Health.com


