2 në1/ Dieta që ndihmon në menaxhimin e diabetit dhe rënien në peshë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Agjërimi për 2 ditë në javë mund të ndihmojë pacientët me diabet të humbasin peshë dhe mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak me po aq efikasitet sa dietat e tyre të përditshme. Ekspertët thonë se njerëzit mund të përfitojnë nga dieta 5:2, ku pesë ditë në javë hahet normalisht dhe 2 ditët e tjera konsumon 600 ose më pak kalori.

Një studim afatshkurtër, i pari në botë i këtij lloji, i kryer nga Universiteti i Australisë Jugore,  ka zbuluar se dieta 5:2 mund të funksionojë po aq mirë se kufizimi i kalorive për 7 ditë në javë. Rënia nga pesha është e rëndësishme për menaxhimin e diabetit të tipit 2, që prek me miliona njerëz në të gjithë botën dhe lidhet shpesh me të qenët mbipeshë.

Agjërimi për dy ditë – por jo rresht – mund të jetë më e lehtë për njerëzit se thjesht kufizimi çdo ditë i ushqimeve.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?