25 vite me migrenë, u shërua vetëm pasi hoqi dy ushqime nga dieta

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Një nënë e dy fëmijëve është torturuar nga migrena për më shumë se gjysmën e jetës së saj. Andrea Henson, 46 vjeç, ka vuajtur nga migrena që në moshën 20 vjeç dhe pas 25 viteve ajo ka arritur të gjejë shkaktarin e vuajtjeve që e kanë torturuar prej kaq shumë vitesh.Andrea Henson me familjen

Për 25 vite ajo është përpjekur me të gjitha mundësitë që të gjejë një shërim për sëmundjen e saj, ka kryer analiza nga më të ndryshmet, ka provuar të gjitha llojet e ilaçeve, por pa asnjë rezultat.

Ajo arriti të kuptojë shkaktarin e sëmundjes pasi iu bashkua programit “YorkTest”, që i nevojitej për biznesin e saj. Andrea drejton një biznes që merret me furnizimin me ushqime kur bëhen evente të ndryshme, si dasma, takime pune etj. Ajo u interesua fillimisht për programin “YorkTest” për të mësuar më shumë rreth intolerancës ndaj ushqimeve dhe kërkesave dietike të klientëve.

Pas iu bashkua programit, bashkë me familjen, Andrea zbuloi se kishte intolerancë ndaj qumështit dhe misrit, të cilët i kishin shkaktuar edhe dhimbjet e migrenës. Bashkëshorti i saj,  Andrew, zbuloi se ishte intolerant ndaj grurit, qumështit dhe frutave të thata braziliane, ndërsa të dy fëmijët kishin po ashtu intolerancë ndaj qumështit.

Ata larguan nga dietat e tyre të gjitha ushqimet për të cilat ishin intolerantë dhe zëvendësuan qumështin e lopës me atë të sojës. Menjëherë pasi hoqi dorë nga këto ushqime, Andrea filloi të shfaqte përmirësime.

“Që pasi nisa regjimin e ri të të ngrënit, kisha më pak dhimbje nga migrena, të cilat u zhdukën pas gjashtë javësh”, tregon 46-vjeçarja.

“Migrena u bë një pjesë e zakonshme e jetës sime. Tani më në fund ndihem si një njeri normal.

“E gjithë jeta është e mbushur me sfida për të gjithë, por të mposhtësh migrenën pas 25 vitesh është e jashtëzakonshme”, e mbyll Andrea rrëfimin e saj.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës