26-vjeçarja tregon si është të jesh shtatzënë me pesënjakë

Njihuni me Kim Tuçi, 26-vjeçarja që do të bëhet së shpejti nënë e pesënjakëve. Ajo është nënë e dy vajzave të vogla dhe po pret tani edhe pesënjakë. Kim TucciNëna australiane tregon për lexuesit e blogut “Surprised With Five” përvojën e saj të paharrueshme që nga momenti kur mori lajmin se po pret pesënjakë. Asaj i duhet të ushqehet që të marrë tre herë më shumë kalori në ditë për të arritur sasinë e rekomanduar.

Postimet e saj në internet, që lidhen me dhimbjet, përzierjet, ndryshimet në trup, të shkuarit në banjë rreth 12 herë çdo natë etj, kanë grumbulluar më shumë se 123000 ndjekës, pjesa më e madhe e të cilave janë nëna.

“Po bëhet gjithmonë e më e vështirë, pasi dhimbjet shtohen dita-ditës. Më dhemb çdo pjesë e trupit,” shprehet 26-vjeçarja.

Kur Kim zbuloi se ishte shtatëzënë dhe doktori i tha se kishte binjakë, u gëzua shumë. “Ishte shumë emocionuese! Binjakë! Isha e emocionuar nga mundësia për të pasur binjakë, por absolutisht asgjë në këtë tokë nuk më kishte përgatitur se çfarë do të ndodhte,” tha Kim.

“Kur kërkova një tjetër pamje të fëmijëve për t’i parë më qartë, doktori pa 5 zemra të ndara. Këmbët e mia filluan të dridheshin, dolën jashtë kontrollit. Ai më tha se kisha pesënjakë,” tregon Kim.

“Thirra menjëherë bashkëshortin, por si duket nuk më besoi në fillim. Erdhi menjëherë. Unë munda të vërej mërzitjen në fytyrën e tij teksa më thoshte: ‘Ne mund t’ia dalim’.

“Është e vështirë të pranosh që jeta do të ndryshojë përgjithmonë, dhe familja ime e vogël do të bëhet e madhe me një goditje,” tha ajo.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave