27-vjeçarja diagnostifikohet brenda 2 vitesh me 4 lloje të ndryshme kanceri

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

27 vjeçarja Gemma Nuttall, nënë e një vajze dy vjeç, është diagnostifikuar me 4 lloje të ndryshme kanceri brenda 2 vitesh. Ajo u diagnostifikua me kancer të vezoreve dhe të qafës së mitrës në vitin 2014, dhe në fillim të këtij viti mësoi se vuante edhe nga kanceri në mushkëri dhe tumori në tru.Gemma Nutall

Nëna e saj po përpiqet të mbledhë fonde për ta trajtuar vajzën në një spital më të avancuar.

“Si nënë, mendoj se nuk ka gjë më të keqe se të dëgjosh ‘Nënë, kam kancer’. I kam dëgjuar këto tri fjalë jo vetëm një, por tri herë, dhe vajza ime është vetëm 27 vjeç”, shprehet nëna e vajzës.

Gemma u diagnostifikua me kancer të vezoreve kur bëri ekon e parë të shtatzënisë. Mjekët dyshonin se kishte një cist në vezore, dhe në javën e 16-të të shtatzënisë vendosën t’i tregojnë të vërtetën.

Mjekët i rekomanduan që t’i nënshtrohej një operacioni për të hequr tumorin, por bashkë me të duhet të ndërpriste edhe shtatzëninë. Vajza nuk e pranoi një gjë të tillë, por vendosi që ta mbajë fëmijën.

Në javën e 36-të, për shkak të rritjes së madhe të tumorit, ajo u detyrua që të lindte fëmijën me prerje cezariane, ndërkohë që në të njëjtën kohë mjekët i hoqën edhe tumorin. Ata e mbajtën të zgjuar derisa erdhi në jetë vajza e saj Penelope, dhe më pas e vunë në gjumë për të hequr kancerin.

Por, teksa po merrte veten nga operacioni i parë, gjatë një kontrolli rutinë, mjekët e informuan se ishte prekur nga kanceri i qafës së mitrës. Pas shumë kimioterapive dhe radioterapive, Gemma mendoi se më në fund shpëtoi nga kanceri, dhe tani mund të kujdesej për rritjen e Penelope.

Por, atëherë kur mendoi se jeta e saj mori një rrjedhë tjetër, për mirë, mori lajmin dramatik se ishte prekur nga kanceri i mushkërisë dhe tumori në tru, që kishin avancuar në fazën e katërt.

Mjekët zbuluan një tumor në tru “në madhësinë e një pjepri”, ndërsa pak javë më vonë, ata zbuluan se ajo ishte prekur edhe nga kanceri në mushkëri.

Tani familja e saj shpreson që të mbledhë fonde për të nisur një trajtim në Amerikë.

“Kur u diagnostifikua me tumor në tru ishte një lajm vërtet shokues për ne. Ishte shkatërrues. Është e padrejtë dhe mizore. Të gjithë thonë se kjo u ndodh vetëm personave të dashur. Ajo është me të vërtet një person i dashur. Gemma është kaq e fortë dhe e vendosur për të vazhduar përpara. Nuk e di ku e merr gjithë këtë forcë. Është kaq frymëzuese”, tregon nëna e 27-vjeçares me shumë pikëllim.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës