Ushqimet e pashëndetshme së bashku me konsumimin e tepërt të ushqimeve të përpunuara, ju çon në dëme të mëdha për trupin dhe shëndetin. Ka disa raste kur futja e toksinave në trup është e pashmangshme. Në raste të tilla, është shumë e rëndësishme të hiqni toksinat nga trupi dhe kjo mundësohet për vetëm 3 ditë.
Para se të filloni trajtimin 3-ditor për pastrimin e trupit nga toksinat, duhet të ndalni marrjen e produkteve të qumështit 2 ditë para. Produktet e qumështit janë të vështira për t’u tretur dhe kështu mund të pengojnë procesin e pastrimit.
Një natë para procesit – duhet të pini 1 gotë çaj bimor. Ai do t’ju ndihmojë për të pastruar toksinat nga zorrët dhe do të parandalojë kapsllëkun.
Para vaktit të mëngjesit – duhet të pini lëng limoni. Shtoni lëngun e 2 limonëve në gjysmë filxhani ujë të ftohtë. Ajo do të përmirësojë tretjen dhe rigjenerojë mushkëritë.
Pas vaktit të mëngjesit – konsumoni 1 gotë e gjysmë lëng grejpfruti. Gjithashtu mund të provoni lëng ananasi. Këto lëngje janë të pasura me antioksidues, duke mbajtur kështu të shëndetshëm sistemin e frymëmarrjes.
Para vaktit të drekës – konsumoni 1 gotë lëng karote. Ky lëng nxit procesin e detoksifikimit. Karota është gjithashtu shumë e dobishëm për rrugët e frymëmarrjes, për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës A.
Gjatë vaktit të drekës – mund të konsumoni karota, selino, zarzavate, majdanoz dhe spinaq. Shtrydhini këto përbërës për të përfituar 1 gotë me lëng, të cilën mund ta konsumoni gjatë vaktit të drekës
Në mbrëmje -Vetëm 1 orë para vaktit të darkës përgatisni një pije duke përdorur xhenxhefil dhe karamele mente. Konsumojeni çajin i cili heq mukusin nga goja dhe pastron hundët.
Para se të shkoni për të fjetur – konsumoni 340 ml lëng boronice. Ky lëng do të mbrojë trupin nga infeksioni dhe është shumë i dobishëm për urinën dhe gjakun në trup.
Kryeni këtë proces për 3 ditë dhe do të habiteni nga rezultatet. Do të shpëtoni nga toksinat dhe yndyra. Mushkëritë do të pastrohen dhe trupi do të detoksifikohet menjëherë.
Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta / Redaktoi: Blertina Koka
Burimi: naturalbeautytipsnew/http://shëndeti.com.al


