3 filxhanë kafe në ditë, kundër kancerit dhe pro zemrës

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Konsumimi i 3 filxhanëve kafe në ditë i bën mirë shëndetit, ka konfirmuar një studim i fundit. Ekspertët kanë zbuluar se konsumuesit e rregullt të kafes janë 17% më pak të rrezikuar të kenë një vdekje të parakohshme krahasuar me ata që nuk e konsumojnë fare.

Rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës gjithashtu është 1/5 më i vogël, për sëmundjen e alcajmerit me 1/4 , ndërsa për sëmundjen e mëlçisë më shumë se 1/3.

Konsumuesit e rregullt janë gjithashtu 18% më pak të rrezikuar të preken nga çfarëdolloj kanceri krahasuar me ata që e pinë me raste kafen.

Mbrojtja është më e madhe për kancerin e mëlçisë dhe të zorrës.

Konsumimi i lartë i kafes përgjysmon gjithashtu rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të artritit dhe ul me 1/3 rrezikun e zhvillimit të diabetit.

Megjithatë, gratë duhet të mos konsumojnë shumë kafe gjatë shtatzënisë.

Shkencëtarët nga Universiteti Southampton analizuan të dhënat nga 218 studime të mëparshme. Ata besojnë se përbërësit natyralë të kafes rrisin mirëqenien duke përmirësuar funksionin e mëlçisë dhe forcuar sistemin imunitar.

Studimi, i publikuar tek Revista Mjekësore Britanike, ka arritur në përfundimin s edisa filxhanë kafe në ditë “i bëjnë mirë shëndetit dhe jo keq”.

Burimi: The Sun / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak