3 kombinime që nuk duhet të mungojnë nga dieta juaj

Rolina Naço, dietologe klinike

Mund t’i filloni nga e hëna ?

1) Çaj jeshil + 1 fetë limon 
-Përveçse na hidraton, sidomos në këtë periudhë që temperaturat po rriten edhe më shumë, studimet e fundit kanë treguar se kombinimi i çajit jeshil me lëng agrumesh katërfishon katehinat antioksidues shumë të fortë kundër sëmundjeve kardiovaskulare por edhe tumorale (kryesisht të lëkurës).

2) Uji + Boronicë e kuqe (1-2 gota në ditë)
– Ka veti antibakteriale (mund të përdoret pak më shpesh për personat që kanë imunitetin e ulët).
– Gjithashtu përmban ellagic acid, një antioksidues shumë i fortë i cili na mbron nga radikalet e lira (të cilat shtohen nga temperaturat e larta).

3) Sallatë me jeshillëqe + avokado + fara luledielli+ karotë
– Një bombë vlerash përfitojmë nga një vakt me shumë pak kalori (maksimumi 200-250kcal), ndërkohë i ofrojmë trupit vitamina A (karota) vitamina E (farat dhe avokado), acid folik (sallata jeshile), pra
ushqejmë lëkurën (vitamina A +E ), mbrojmë zemrën (përmban omega -3).
Gjithashtu ky kombinim do t’ju japë më shumë se 100% të nevojave ditore në alfa-tocopherol (vitaminë E) e cila vepron si një antioksidues, duke mbrojtur qelizat nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet të cilat janë një ndër shkaqet kryesore ne shfaqjen e tumoreve./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?