3 ndjenja urie që janë shenjë e një problemi shëndetësor

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Të gjithë e kemi kaluar atë momentin kur kemi pasur një dëshirë të madhe për të ngrënë hamburger, një pako patatina apo çfarëdolloj gjëje qoftë. Por, pse kemi ndjenja të tilla urie dhe çfarë do të thonë ato?

Së pari, le të qartësojmë një mit. Besohet gjerësisht se ndjenjat e urisë janë rezultat i mungesave të lëndëve ushqyese. Dëshira për të ngrënë çokollatë, për shembull, thuhet shpesh se ndodh për shkak të niveleve të ulëta të magnezit. Por shumë ekspertë thonë se nuk ka mjaftueshëm prova shkencore  që mbështesin këtë ide.

“Ka shumë pak të dhëna të bazuara në kërkime shkencore që tregojnë lidhjen mes dëshirës së madhe për të ngrënë një ushqim dhe mungesës së lëndëve ushqyese,” thonë ekspertët.  Nëse dëshirat për të ngrënë lidhen me diçka për të cilën keni nevojë, atëherë pse nuk keni dëshirë të hani lakër apo mollë, po akullore dhe patate të skuqura? Në vend të këtyre, njerëzit priren të pëlqejnë ushqimet që janë të pasura me yndyra, karbohidrate dhe sheqerna. Edhe teoria popullore e çokollatës bie poshtë kur mësojmë se rreth 30 gr fara të thata kungulli kanë dy herë më shumë magnez se e njëjta sasi çokollate.

Plus që studimet kanë treguar se edhe nëse ndjekin një dietë të plotësuar nga ana e lëndëve ushqyese, njerëzit përsëri kanë dëshira për të ngrënë një ushqim të caktuar.

Kjo nuk do të thotë se ndjenjat e urisë për ushqime të caktuara nuk janë reale. Mund të ndodh që dëshira e madhe për të ngrënë pica të lidhet me nevoja emocionale – po kërkon për një ushqim që prodhon substanca kimike që të bëjnë të ndihesh mirë gjatë kohës që je e stresuar.

Studime të tjera kanë treguar se ndjenja të tilla urie mund të vijnë thjesht sepse po ndiqni një dietë monotone apo kufizuese në ushqime dhe ju doni të konsumoni atë që nuk keni.

Por, ka edhe disa dëshira për të ngrënë ushqime që sinjalizojnë për probleme shëndetësore. Ja cilat janë 3 prej tyre.

Shfletoni galerinë:

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?