Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Njihuni me një nga kurat më të mira natyrale: lëngu i thartë i qershive, i pasur me antioksidues të lëngshëm që lehtësojnë dhimbjet, luftojnë pagjumësinë, parandalojnë artritin etj.
Ja cilat janë 3 përfitimet shëndetësore të këtij “lëngu mrekulli” .
Lehtëson dhimbjet
Qershitë mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të muskujve pas vrapimit. Gjatë një eksperimenti të kryer nga Universiteti Oregon i Shëndetit dhe Shkencës, u studiuan efektet e lëngut të thartë të qershive tek disa atletë, të cilët pinin nga 2 shishe të vogla nga kjo pije dy herë në ditë, një javë para se të kishin garën. Konsumuesit e këtyre pijeve raportuan se kishin pasur shumë pak dhimbje gjatë dhe pas garës. Falë super fuqive të tij anti-inflamatore, lëngu i qershive ndihmoi gjithashtu në lehtësimin e dhimbjeve të gjymtyrëve të rreth 60 pacientëve që vuanin nga osteartriti në gju.
Lufton pagjumësinë
Lëngu i thartë i qershive i barabartë me gjumin e ëmbël. Në këtë përfundim kanë arritur hulumtuesit shkencorë të Universitetit të Luizianës, të cilët vëzhguan sjelljet e të fjeturit të 7 të rriturve. Gjatë dy javëve të para, pjesëmarrësit konsumuan lëng qershie dy herë në ditë, pas dy javësh ata nuk konsumuan asnjë pije, ndërsa dy javët e fundit pinë nga një ilaç qetësues i padëmshëm. Në fund të eksperimentet ata panë që gjatë javëve që pjesëmarrësit konsumuan lëng qershi fjetën gati 80 minuta më shumë krahasuar me javët kur morën hapa qetësuese.
Fruti është një burim i pasur i melatoninën (hormoni përgjegjës për gjumin) dhe triptofan, një aminoacid që trupi e përdorë për të prodhuar me shumë metatoninë.
Parandalon cermën -Sëmundje e kyçeve të gjymtyrëve, që vjen nga mahisja dhe që shfaqet me mpirje, dridhje e dhembje; përdhes.
Një studim i ri, i publikuar tek revista “Functional Foods”, tregon se lëngu i thartë i qershive mund të luftojë cermën, një lloj i sëmundjes së artritit që shkakton dhimbje të vazhdueshme dhe ënjtje
Gjatë një eksperimenti, pjesëmarrësit pinë lëng qershie të hulluar me ujë. Ky frut uli nivelet e acidit urik, kimikati që shkakton sëmundjen e cermës dhe inflamacion tek gjymtyrës.
Burimi: Prevention.com / https://shendeti.com.al/


