Përshtati në shqip: Blertina Koka
Andy Bellatti është një dietolog i njohur në Las vegas. Ai ka zbuluar 3 ushqimet me më shumë lëndë ushqyese që forcojnë sistemin imunitar. Këto 3 ushqime që forcojnë më shumë imunitetin janë luleshtrydhet, qiqrat dhe bajamet. Luleshtrydhet janë të mira për sistemin imunitar sepse janë një burim i mirë i vitaminës C.
Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni luleshtrydhe organike, pasi, duke qenë se nuk u hiqet lëkura, mund të jeni më të ekspozuar ndaj pesticideve nëse i blini luleshtrydhet joorganike. Bajamet janë gjithashtu të mira për sistemin imunitar pasi janë një burim i mirë i vitaminës E.
Ndërsa një filxhan me qiqra siguron 25% të dozës së zinkut që ju duhet çdo ditë, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për sistemin imunitar. (Lexoni – Mungesa e zinkut, shenjat që shfaq organizmi.)
Burimi: Bussiness Insider / Shendeti.com.al
