4 armë sekrete që mund të përdorni për të rënë në peshë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Në luftën për të rënë në peshë përdoren dy armë kryesore: dieta e shëndetshme dhe stërvitja. Këto dy armë duhen patjetër, përndryshe nuk do të mund ta fitoni betejën e nisur. Por, përveç këtyre dy armëve kryesore, nevojiten të merren edhe masa të tjera që dieta të funksionojë më mirë.ushqime_dobesim

Më poshtë do t’ju paraqesim katër armë të tjera sekrete që mund të përdorni për të rënë në peshë.

Pini kafe të hidhur

Kafja e hidhur është arma që ju nevojitet në arsenalin tuaj për të rënë në peshë. Duhet të hiqni dorë nga sheqeri, kremi apo përbërës të tjerë që i hidhni kafes, dhe ta pini atë të hidhur. Kafja largon oreksin dhe ndihmon në rritjen e metabolizmit.

 Merrni një sy gjumë

Gjumi është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë.

Përveç se ju qetëson, ju ndihmon që t’i qartësoni mendimet dhe të rrisni kreativitetin dhe produktivitetin, gjumi ju ndihmon gjithashtu që të dobësoheni.

Si? Koha sa flini përcakton sa oreks do të keni ditën tjetër. Për shembull, nëse flini pak, ju do të keni nevojë për ushqime me shumë kalori ose karbohidrate ditën tjetër për të rimarrë energjitë e humbura. Prandaj nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm gjatë natës, përpiquni të merrni një sy gjumë gjatë drekës. Në këtë mënyrë do të jeni më energjik pa pasur nevojë që të konsumoni më shumë kalori.

Planifikoni listën e ushqimeve që do të blini

Thonë që beteja më e madhe për të rënë në peshë bëhet në kuzhinë, pasi është shumë e vështirë t’u rezistosh aromave të ushqimeve. Gjithsesi, ju mund ta nisni betejën edhe më parë se kjo – tek supermarketi. Kur të shkoni në supermarket, siguroheni që keni bërë blerjet e duhura.

Studimet kanë treguar se lista e blerjeve mund të jetë një armë e rëndësishme në betejën për t’u dobësua. Duhet të bëni një listë paraprake me ushqime të shëndetshme, dhe të shmangni ato të përpunuara, me shumë sheqerna ose kripë.

Merrni përforcime

Arma e fundit sekrete për të rënë në peshë është të luftoni së bashku me një person tjetër. Do të jetë më e lehtë për ju që t’ia arrini qëllimit për t’u dobësuar nëse arrini të bindni edhe një të afërm tjetër që të bëjë të njëjtë gjë. Studimet kanë treguar se nëse një partner bie në peshë, tretri ka tre ehrë më shumë gjasa të bëjë të njëjtën gjë.

Truku është që ta vini në realitet këtë ide me dyfish strategji.

Burimi: Yahoo Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm