Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka
Dhimbja e duarve dhe kyçeve është shumë e përhapur te punonjësit në zyra, kryesisht te gratë dhe vajzat. Duart mund të ënjten, të përjetoni dobësi dhe mpirje kur i mbingarkoni me punë. Dhimbjet e kyçeve dhe duarve mund të jenë gjithashtu shenjë e diçkaje serioze ose problem shëndetësor.
Duart dhe kyçi i duarve përmbajnë 17 nyje, 19 muskuj dhe 19 kocka. Nëse një nga nyjet është e inflamuar ose një nga muskujt është nën tension, mund të shkaktojnë shumë probleme.
Gratë dhe vajzat janë më të ekspozuara nga dhimbjet e duarve dhe kyçeve. Gratë janë më të predispozuara të preken nga sëmundjet degjenerative krahasuar me burrat, duke qenë se kockat, nyjet dhe kërcinjtë tek gratë konsumohen më shpejtë. Kjo mund të shkaktohet nga mosbalancimi i hormoneve dhe mungesa e kalciumit, siç mund të jetë gjithashtu një çrregullim i trashëguar.
Ja disa nga shkaktarët e dhimbjeve të kyçeve dhe duarve:
Tendiniti i kyçit të dorës– është një simptomë shumë e zakonshme. Ka të bëjë me ënjtjen poshtë bazës së gishtit të madh. Kjo ndodh kur personi mban shumë pesha ose i lëviz në mënyrë jo të drejtë. Pezmatimi mund të kalojë në krahë dhe mund të shkaktojë shumë dhimbje.
Artriti i gishtit – Ashtu si nga emri, është simptomë e artritit të gishtit. Kjo zhvillohet për shkak të stresit ose mbajtja e nyjeve poshtë. Kjo mund të shkaktojë pengesë në lëvizshmëri dhe acarim.
Gishti shkrehës – Këtë e shohim tek njerëzit që kryejnë punë manuale dhe të njëjtë. Gishti qëndron i kthyer /kërrusur (sikur do të qëllosh me pistoletë) dhe nuk mund ta drejtojnë. Është një çrregullim i dhimbshëm dhe i sikletshëm.
Sindroma e tunelit të kyçit të dorës – Kjo është një ndjesi shumë e dhimbshme e kyçit. Nëse nuk trajtohet herët mund të kalojë në krahë. Është një problem i zakonshëm tek gratë, sidomos ato të cilat punojnë me tastierë, që kanë lëvizje të shpejta dhe të shpeshta të gishtave.
Trajtime në kushte shtëpie:
Nëse dhimbja është e lehtë, provoni këto trajtime për të lehtësuar dhimbjet.
- Vaj liri- Konsumoni një lugë gjelle vaj liri në mëngjes për 3 javë ose një muaj për të hequr pezmatimin.
- Qershitë – Qershia mund të zbusë pezmatimin dhe të lehtësojë dhimbjet. Rekomandohet të konsumoni 10 qershi në ditë.
- Vitaminë B6 – Lehtësoni dhimbjet e nyjeve duke konsumuar ushqime të pasura me këtë vitaminë ose duke marrë suplemente me përbërje të vitaminës B6.
- Omega 3 – Këto acide yndyrore ulin inflamacionin si dhe janë të njohur si një trajtim natyral për osteoartritin.
Dhimbja e duarve dhe kyçit të dorës mund të jetë e ndërlikuar për ta diagnostikuar. Gjithmonë shkoni te mjeku për të përcaktuar shkakun e dhimbjes. Ai do t’ju udhëzojë për trajtimin e duhur ose mbase dhe nënshtrimit të një kirurgjie./ Shendeti.com.al
