Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Sekreti për të rënë në peshë nuk qëndron vetëm tek dieta ushqimore e duhur dhe aktiviteti fizik. Një rol të rëndësishëm luan edhe ajo çfarë pini. Pijet energjike dhe të ëmbla janë të pasura me sheqer dhe karbohidrate, të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin dhe çojnë në shtimin në peshë. Më poshtë do të gjeni disa nga lëngjet më të mira që ju ndihmojnë të dobësoheni:
Kafja – konsiderohet si pija perfekte për t’u dobësuar. Studimet kanë treguar se konsumimi i 2-3 filxhanëve me kafe para punës ju motivon të punoni më shumë, kështu ju do të digjni më shumë kalori. Që kafja të japë rezultate të menjëhershme, duhet ta konsumoni pa sheqer.
Çaji jeshil – nuk përmban fare kalori, prandaj është shumë i mirë për të djegur yndyrën dhe për t’u dobësuar. Kafeina dhe antioksiduesit tek çaji jeshil ndihmojnë për të rënë në peshë.
Një studim i kryer në vitin 2013 nga “European Journal of Nutrition” tregoi se njerëzit që pinin rregullisht çaj jeshil ishin më të dobët se personat e tjerë që nuk e konsumonin këtë lloj çaji.
Lëngu i perimeve – është një nga mënyrat më të mira për të marrë vlerat ushqyese dhe fibrat, për të cilat trupi ka nevojë për të nxitur rënien në peshë. Spinaqi është një nga perimet më të mira që ndihmon në eliminimin e dhjamit të tepërt.
Qumështi i skremuar – Qumështi është një nga burimet më të mira të vitaminës D, proteinave dhe kalciumit, që ndihmojnë në formimin e muskujve dhe forcojnë kockat. Që të mos shtoni peshë dhe të merrni të gjitha vitaminat e duhura, duhet të konsumoni qumësht me pak yndyrë.
Mund të shtoni edhe pak çokollatë tek qumështi për të forcuar kockat.
Burimi: 1MHealthTips / https://shendeti.com.al/


