Përgatiti për: www.shendeti.com.al: Elena Beta
Ky është një ilaç që përfitohet nga përzierja e tre përbërësve shumë të fuqishëm dhe shërben si një mjet efikas kundër infeksioneve, ftohjeve apo problemeve kardiovaskulare.
Të gjithë përbërësit njihen për efektet e tyre të mahnitshme, e nëse kombinohen të gjithë së bashku akoma më mirë. Kjo në fakt, ëshët një recetë e vjetër gjermane që do të përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm nëse ndiqet nga një dietë e rregullt dhe disa minuta ushtrime fizike çdo ditë.
Këto janë tre përbërësit: hudhër, limon dhe xhenxhefill
Ju duhet:
- 2 litra ujë
- 4 limona pa lëkurë
- 4 hudhra
- 4 cm xhenxhefill
Së pari, lani limonin mirë dhe e prisni në copa. Pastaj, i hiqni cipën thelpinjve të hudhrës, si dhe pastroni lëkurën e xhenxhefillit.
Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përzieni mirë deri sa të përfitoni një përzierje homogjene.
Pastaj, e vendosni përzierjen në tigan në zjarr, ndërsa i shtoni ujë ngadalë. Përzieni vazhdimisht masën, derisa të valojë. Pastaj, hiqni atë nga zjarri dhe e lini të ftohet.
Më pas e vendosni përzierjen në shishe qelqi. E mbani shishen në frigorifer.
Konsumi:
Ju duhet të konsumoni këtë pije një herë në ditë me stomak bosh, dy orë para vaktit, 4 lugë çaji janë të mjaftueshme.
Gjithmonë e shkundni kavanozin mirë para përdorimit sepse xhenxhefili mund të mbetet në fund të saj.
Burimi: grandmashealthykitchen //


