4 mënyra natyrale për lehtësimin e ankthit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nëse hera herës e keni të vështirë të ruani qetësinë – domethënë shqetësoheni para një takimi ose e keni vështirë të flini para një prezantimi të madh në punë – nuk keni përse të pini ndonjë ilaç për të lehtësuar ankthin. Ka një sërë mënyrash për të përballuar ankthin në këto raste. Ja cilat janë 4 mënyrat natyrale që mund t’ju qetësojnë.

 

Merrni frymë thellë

Mund të duket si klishe, por teknika e frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes ndihmon për lehtësimin e ankthit. Frymëmarrja abdominale – që karakterizohet nga frymëmarrje të ngadaltë dhe të thella – për vetëm 20 deri në 30 minuta në ditë mbush trurin me oksigjen, i cili stimulon sistemin nervor dhe relakson trupin, sipas Institutit Amerikan të Stresit.

Provoni teknikën që përdor modelja Kendall Jenner për lehtësimin e ankthit.

Meditoni

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti John Hopkins, vetëm 30 minuta meditim në ditë mund të ulin nivelet e ankthit dhe depresionit deri në 38%, duke pasur të njëjtën efekt si ilaçet. Hulumtuesit shkencorë mendojnë se disiplina e kërkuar për meditimin, që përfshin përqendrimin në frymëmarrje, ndjesitë trupore, mendimet, mund t’ju ndihmojnë të largoni efektet negative, si shqetësimi i tepërt.

Qetësohuni me një çaj kamomili

Ndiheni nervoz? Kamomili njihet për efektet e tij qetësuese. Kjo sepse ai përmban apigenin, një flavonoid që lidh të njëjtët receptorë në tru si Xanax dhe valiumi, dy nga ilaçet që përdoren zakonisht kundër ankthit.

Duhet të bhen më shumë studime në këtë aspekt, megjithatë disa studime sugjerojnë se dozat e larta të maomilit mund të lehtësojnë ankthin me kalimin e kohës.

Hulumtuesit shkencorë nga Univeristeti i Pensilvanisë kanë kryer një eksperiment tek një grup njerëzish, ku afro 60 prej tyre morën një kapsulë me kamomil dhe pjesa tjetër një pilulë të ngjashme me të. Pas 8 javësh, grupi që mori kapsulën e kamomilit kishte nivele më të ulëta të ankthit.

Nuk keni çaj kamomili? Studimet sugjerojnë se çaji jeshil mund t’ju sigurojë gjithashtu efekte qetësuese.

Dëgjoni muzikë

Po kërkoni për diçka qetësuese? Mos u mundoni më gjatë. Mjafton vetëm të vini pak muzikë të lehtë në telefon dhe kompjuter, dhe ja ku u bë. Dëgjimi i muzikës së lehtë para se të bëni një punë stresuese mund të qetësojë sistemin nervor autonom.

Zgjidhni një këngë që ju bën të ndiheni mirë, sipas personalitetit tuaj.

Më poshtë do të gjeni disa nga këngët që ekspertët sugjerojnë në rast ankthi apo stresi.

Burimi: Men’s Health / Shendeti.com.al

Këngët më të mira për të lehtësuar ankthin dhe stresin

Postime të ngjashme

Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
Bëheni me shenja të zeza pa e kuptuar? Ja pse ju ndodh
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?