4 mënyra për të luftuar infeksionet e traktit urinar

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

lengje

Infeksionet e traktit urinar mund të prekin uretrën, veshkat dhe fshikëzën e urinës, dhe, nëse lihen pa trajtuar, ato mund të çojnë në dëmtime të përhershme të veshkave.

Fatkeqësisht, e vetmja kurë për këtë infeksion është marrja e antibiotikëve.

“Agjentët e tjerë që mendohet se ndihmojnë në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar nuk i vrasin bakteret”, thotë Kelly M. Kasper, obstetër-gjinekologe tek Universiteti i Mjekësisë Indiana.

“Ata mund të ndihmojnë në parandalimin ose lehtësimin e simptomave të infeksionit të traktit urinar, por nuk mund ta kurojnë atë plotësisht.

Në këtë rast ata rekomandohen së bashku me antibiotikët për të lehtësuar simptomat (që përfshijnë ndjesi djegie gjatë urinimit, urinim të shpeshtë, dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut etj). Ja disa mënyra për të parandaluar infeksionet urinare, apo për të lehtësuar dhimbjet nëse jeni prekur nga to.

Merrni vitaminë C

portokall

Konsumimi i ushqimeve të pasura me vitaminë C ose marrja nëpërmjet suplementeve është një mënyrë për të parandaluar shtimin e baktereve, pasi ruan acidin në urinë ( Sa më acidike të jetë urina, aq më pak baktere mund të formohen).

Dhe meqë mund të rrisë edhe sistemin imunitar, kjo vitaminë mund të parandalojë gjithashtu infeksionet e traktit urinar në të ardhmen.

Pini sa më shumë lëngje

uje

Boshatiseni shishen e ujit, pasi është mënyra më e mirë për të ulur numrin e baktereve në fshikëzën e urinës ose indet e uretrës. Kjo mënyrë është e dobishme sidomos për personat që preken shpejt nga infeksionet.

Largoni lodrat e seksit

lodra-seksi

Nëse prekeni nga infeksionet urinare shpes, shanset janë që mund të kenë lidhje me aktivitetin seksual.

“Kur kryeni marrëdhënie seksuale, bakteret mund të futen tek uretra dhe shkaktojnë infeksion”, thotë dr. Yamaguchi, e cila rekomandon që të urinoni para dhe pas seksit për të minimizuar infeksionet.

Duhet të shmangni gjithashtu përdorimin e lodrave të seksit nëse prekeni shpesh nga infeksionet urinare. “Këto trupa të huaj mund të prishin balancën normale të pehashit në vaginë dhe tërheqin baktere të padëshirueshme”, thotë ajo.

Pini lëng boronice

leng frutash

Lëngu i boronicës (ose tabletat me boronicë) nuk mund të kurojnë infeksionet e traktit urinar, por mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave, si për shembull atë të ndjesisë së djegies kur jeni duke urinuar. “Lëngu i boronicës mund ta bëjë urinën me acidike, që pengon formimin e baktereve të tjera”, thotë  Kasper. (Lexoni-Boronica e kuqe, antibiotiku më i ri për infeksionet e traktit urinar).

Është gjithashtu një mënyrë shumë e shijshme për të urinuar sa më shpesh, kështu mund të nxirrni jashtë trupit bakteret.

Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit