4 probleme “të frikshme” me menstruacionet që në fakt janë krejt normale

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Cikli menstrual është një funksion i domosdoshëm dhe normal në trupin e një femre. Ai mund të zgjasë nga 3 deri në 7 ditë, dhe nëse zgjat më shumë se aq, atëherë mund të jetë një arsye për të vizituar mjekun.probleme me periodat

Gjatë ciklit menstrual, ka raste që shfaqen simptoma në dukje të rrezikshme, por që në fakt janë normale. Si ta kuptoni nëse është një dukuri normale ose është koha që të vizitoheni doktorin? Sipas gjinekologes Nancy Herta, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nëse vini re këto shenja gjatë ciklit menstrual:

Mpiksje të shumtë të gjakut

Sigurisht që është e frikshme kur sheh gjak të mpiksur, por dr. Herta thotë nuk është asgjë për t’u shqetësuar “Zakonisht gjaku grumbullohet në vaginë dhe mpikset. Është krejt normale!” shpjegon ajo.

Menstruacionet ju ndalohen papritur

Kjo mund të ndodh për shkaqe të ndryshme, megjithatë sipas dr. Herta, ndodh kryesisht për faktin që nuk ka ndodhur ovulimi në atë cikël. “Sapo të ndodh ky proces, menstruacionet do të vijnë normalisht” shpjegon ajo. “Nuk është për t’u shqetësuar”, thotë dr. Herta, është “krejtësisht normale”.

Një rrjedhje e papritur në momentin që ngriheni

“Nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë shtrirë ose ulur, gjaku është grumbulluar në vaginë dhe në momentin që çoheni, ai do të dalë normalisht”, shpjegon dr. Herta.

Aromë e keqe

Një nga pjesët më bezdisëse gjatë ciklit menstrual. Por për ta shmangur sa më shumë, mundohuni t’i ndërroni pecetat intime ose tamponët sa më shpesh.

Burimi: Glamour / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?