5 arsye të vlefshme për të bërë aquagym (gjimnastikë në ujë)

Nuk është e nevojshme që të marrim një ekspert për të na shpjeguar se ç’do të thotë “aquagym” (gjimnastikë në ujë). Ajo është një mënyrë e thjeshtë dhe e plotë për një trup të mirë dhe mendje të qetë. Në Tiranë shumë mund të thonë se ofrojnë “aquagym”, megjithatë shpesh pishinat janë të vogla dhe të papërshtatshme. Ne ju sugjerojmë pishinat e “Te Stela Sport Center“, ndërsa ju japim pesë arsye të vlefshme pse duhet të ndiqni gjimnastikën në ujë.

AQUAGYM (1)

E mirë për trupin

Në ujë trupi peshon sa 1/6 e peshës reale ndaj dhe lëvizjet bëhen më të lehta, megjithëse uji krijon rezistencë më të madhe se ajri dhe i bën muskujt të punojnë më shumë. Këtu qëndron edhe fakti se pse gjimnastika në ujë është e mirë për format tuaja trupore. Muskujt tuaj punojnë më shumë ndërsa ju as që e kuptoni. Shumëllojshmëria e lëvizjeve e vë gjithë trupin në punë, duke holluar belin, tonifikuar trupin, forcuar shpinën dhe muskujt abdominalë. Gjithashtu edhe për kaloritë, gjimnastika në ujë është fantastike.

aquagym

E mirë për shëndetin

Gjimnastika në ujë forcon muskujt, përmirëson frymëmarrjen dhe qarkullimin e gjakut. Duke i shtuar të mirat që mund të kenë edhe sportet e tjera, avantazhi i gjimnastikës në ujë është se nuk është “traumatike” për trupin dhe mundësia për t’u dëmtuar është minimale. Duke qenë se trupi është i lehtë, kyçet punojnë pa ushtruar shumë presion.

aqua

E mirë për shpirtin

Uji është i përkryer për shpirtin tonë. Na mban dhe na jep një ndjesi lehtësie, duke na bërë t’i harrojmë kilet e tepërta. Gjithashtu ka një efekt qetësues që na kujton jetën në barkun e nënës. Vetë ambienti ujor në vetvete është relaksues. Ashtu si dhe sportet e tjera, gjimnastika në ujë nxit prodhimin e endorfinës, hormonit të kënaqësisë.

aqua 1

E mirë për moshën nga 7 deri në 77 vjeç

Meqë gjimnastika në ujë është një sport i butë dhe jo i rrezikshëm, të gjithë mund ta realizojnë atë: edhe gratë shtatzënë. Nëse nuk dini si të notoni, ka shumë ushtrime që mund të realizohen edhe në cekëtinë. Dy seanca me nga 45 minuta në javë do të ishte ideale.

stela

E mirë që ta filloni menjëherë

Gjimnastika në ujë nuk kërkon pajisje të sofistikuara. Thjesht një palë rroba banje të rehatshme që ju lejojnë të lëvizni lirshëm dhe t’i rezistojnë klorit. Si dhe një palë shapka (ose sandale) për të mos rrëshqitur gjatë ushtrimeve.

Te Stela Sport Center” ju siguron mundësinë për të përfituar seanca të gjimnastikës në ujë në dy pishinat e saj të mbyllura, të cilat për më tepër janë ekologjike. Kështu mund të përfitojnë të gjithë ata që kanë probleme me klorin./ Arlinda Gjypi, Shëndet+

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"
Ushtrimet e thjeshta mund të rrisin kujtesën
OBSH: 5 sportet apo ushtrimet që ju ndihmojnë më shumë të humbni peshë
A është gjimnastika e ujit e duhur për ju?
Cila është koha më e mirë e ditës për t'u ushtruar?
Kujdes me sportet dhe me palestrat e sforcuara, sepse rrezikoni zemrën tuaj!