Parandalojnë diabetin e tipit 2
Sipas një studimi, gratë që konsumonin 28 gramë arra dy herë në javë ishin 24% më pak të rrezikuara për të zhvilluar diabetin e tipit 2. Ky studim u publikua në “Journal of Nutrition” dhe megjithëse u krye tek gratë, ekspertët besojnë se të mirat janë të njëjta edhe për burrat.
Ngrënia e 75 gramëve arra përditë rrit cilësinë e spermës tek të rinjtë, thonë studimet. Ngrënia e kësaj sasie arrash përditë rrit vitalitetin, lëvizshmërinë dhe morfologjinë e spermës tek meshkujt e shëndetshëm të moshës 21 – 35 vjeç.
I jepni shkëlqim lëkurës
Arrat janë të pasura me vitamina B dhe me antioksidantë, të cilët e ruajnë lëkurën tuaj nga dëmtimi prej radikaleve të lira dhe parandalojnë rrudhat dhe shenjat e plakjes. Kështu që nëse doni një lëkurë që shkëlqen edhe në moshën e rritur, hani arra.
Ju mbrojnë nga çmenduria
Ngrënia e arrave çdo ditë ju mbron nga çmenduria. Të paktën kështu thonë shkencëtarët. Një grup studiuesish nga Instituti Shtetëror i Nju Jorkut zbuluan se minjtë që nuk hanin arra vuanin nga humbje të mëdha në kujtesë, fizik dhe kontroll emocional. Sipas rezultateve vitamina E dhe flavanoidet tek arrat ndihmojnë në shkatërrimin e radikaleve të lira të dëmshme që shkaktojnë çmendurinë.
Parandalojnë kancerin e pankreasit
Një studim i ri ka nxjerrë në dritë se ngrënia e arrave është i lidhur më uljen e rrezikut të kancerit të pankreasit. Kërkuesit studiuan mbi lidhjen mes ngrënies së arrave dhe rrezikut të kancerit të pankreasit tek 75680 gra që nuk kishin histori të mëparshme të kancerit. U pa se gratë që konsumonin 20 g arra dy apo më shumë herë në javë kishin më pak rrezik të prekeshin nga kanceri i pankreasit krahasuar me ato që nuk i konsumonin./ Përgatiti: Arlinda Gjypi



