5 faktorë që dëmtojnë kujtesën

Blertina Koka, gazeta “Shëndet+”

Memoria është aspekt domethënës i jetës. Duke u plakur, memoria fillon të dobësohet për shkak të sëmundjes dementia. Është e tmerrshme të mendosh se mund të humbasësh të gjitha kujtimet e një jete.memorie

Më poshtë do të lexoni 5 faktorët që dëmtojnë funksionimin e memories:

Menopauza – Kjo prek vetëm femrat. Problemet me memorien që ndodhin për shkak të menopauzës janë të përkohshme. Gjatë kësaj periudhe femrat e bëjnë gjumin të parehatshëm, kanë temperaturë të lartë ose ethe, dhe të gjitha këto bëjnë që femra të ketë probleme me kujtesën.

Mungesa e gjumit – Tashmë jeni në dijeni se mungesa e gjumit ndikon në aftësinë e njerëzve për të kujtuar gjëra nga e kaluara. Në fakt, studimet tregojnë se gjumi luan rol kyç në forcimin e lidhjeve mes neuroneve. Nëse lidhja mes tyre është e dobët, atëherë njerëzit e kanë të vështirë të kujtojnë detaje të caktuara për shkak të mungesës së gjumit.

Probleme me tiroidet – Problemet me gjëndrat e tiroideve, sidomos mes njëra-tjetrës, shkaktojnë probleme me gjumin, gjë që shkakton depresion. Mungesa e gjumit dhe depresioni shkaktojnë probleme në memorie.

Ankth dhe depresion – Kur jemi në ankth, trupi prodhon kortisol, hormone stresi. Lidhjet e qelizave të trurit dëmtohen duke humbur sinapset. Kjo ndikon në aftësinë e njerëzve për të kujtuar.

Duhani – Studimet kanë treguar se ata që konsumojnë duhan kanë memorie më të dobët se ata që nuk tymosin. Problemi vjen sepse gjaku që shkon në tru është i dëmtuar nga duhani. Kjo çon në formimin e proteinave anormale në tru, duke shkaktuar kështu vonesë në marrjen e informacioneve.

Menopauza është i vetmi faktor që është i pashmangshëm, ndërsa faktorët e tjerë të përmendur më lart kurohen me ilaçe dhe mënyrë jetese të shëndetshme./www.shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?