5 ndryshimet që duhet të bëni në mënyrën e jetesës për të ulur nivelet e kolesterolit të keq

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Nivelet e larta të kolesterolit të keq në gjak mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut në zemër. Megjithëse nivelet e larta të kolesterolit të keq mund të ulen dhe përmirësohen me medikamente, do të ishte më e këshillueshme të ndryshonit mënyrës e jetesës dhe të ushqyerit.

kolesterolHani ushqime të shndetshme për zemrën: hani ushqime që përmbajnë yndyrna të shëndetshme si vaj ulliri, avokado, peshk etj. Mundohuni të shmangni mishin e kuq dhe produktet e qumështit, ato përmbajnë yndyrna të ngopura dhe rrisin nivelin e kolesterolit të keq. Ju duhet të shtoni konsumimin e fibrave në dietën tuaj të përditshme gjithashtu. Tërshëra, frutat, fasulet, thjerrëzat dhe perimet do të ishin një alternativë shumë e mirë.

Bani aktivitet fizik: ushtrimet fizike përmirësojnë nivelet e kolesterolit. Ju duhet të bëni të paktën 30 minuta aktivitet fizik çdo ditë, përfshirë këtu edhe ecjen, notin, biçikletën etj.

Mos konsumoni duhan: nëse pini duhan, duhet ta ndaloni atë! Duhani mundëson rritjen e nivelit të kolesterolit të keq dhe është shkaktar i një sërë sëmundjesh të tjera.

Humbisni peshë: nëse jeni mbipeshë është shumë e rëndësishme që të humbni disa kilogramë dhe të mbani një peshë standarte e të shëndetshme.

Reduktoni konsumimin e alkoolit: përdorimi i moderuar i alkollit është i lidhur me nivelet e larta të kolesterolit. Nuk është e thënë ta ndërprisni atë në mënyrë kategorike, por ta konsumoni me moderim.

Ndonjëherë ndryshimet e shëndetshme të jetesës nuk janë të mjaftueshme për të ulur nivelin e kolesterolit të keq. Konsultohuni me mjekun nëse nuk vëreni ndryshime në organizëm.

Burimi: Majo Clinic

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit