Përgatiti për gazetën “Shendet+”: Elena Beta
Aciditeti mund të shkaktojë shumë dëme në organizmin tuaj. Kur vjen puna për të detoksifikuar trupin për të balancuar nivelet e aciditetit, mjet i mirë për këtë proces janë edhe pijet detoksifikuese. Ja cilët janë 5 përbërësit që do të bëjnë mrekulli në vetëm 5 ditë.
Përbërësit:
Aloe Vera – konsiderohet si numri 1 për luftimin e inflamacionit.
Uthulla e Molles – e njohur për shumë përfitime shëndetësore në mesin e tyre edhe për eliminimin e puçrrave në fytyrë, si dhe uljen e sheqerit në gjak.
Mjalti – lufton kundër infeksioneve fungale dhe për shkak të vetive antibakteriale, ai duhet të përfshihet në çdo lloj pije detoksifikuese.
Nenexhik dhe borzilok- nenexhiku është i mahnitshëm për sistemin e tretjes dhe njëhkohësisht një antibakterial i fuqishëm. Ndërkohë, borziloku është antibiotik, zbutës për muskujt e ngrira dhe anti-inflamator.
Limoni – një nga frutat më të dobishme në të gjithë botën, të pasura në vitaminë C, rrit metabolizmin dhe detoksifikon trupin.
Përgatitja: Merrni lëngun e një limoni -1 lugë çaji mjaltë -1 lugë çaji me aloe vera -1 lugë çaji uthull molle -borzilok dhe nenexhik si dhe 1 deri në 2 gota ujë. Përziejini të gjitha këto përbërës së bashku dhe konsumojeni pijen me stomak bosh para gjumit. Konsumojeni për 5 ditë këtë lëng të mrekullueshëm dhe do të shikoni efekte tepër pozitive.
Burimi: goodmorningcenter/http://shëndeti.com.al


