5 përdorime praktike të aloe verës si produkt kozmetik

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Blertina Koka

Aloe vera është përdorur për shekuj me radhë dhe gjithkush e di se është e mirë për lehtësimin e djegieve nga dielli, dhe jo vetëm. Ajo ka edhe një sërë përfitimesh të tjera të bukurisë. Kjo bimë ka më shumë se 200 aminoacide aktive nga ana biologjike, vitamina dhe antioksidues, të cilat janë vërtetuar shkencërisht se nuk përmirësojnë vetëm lëkurës por edhe shëndetin kardiovaskular.

Më poshtë do të gjeni 5 përdorime praktike të aloe verës si produkt burike

Përdoreni për të hequr grimin:

Ale Vera, besojeni ose jo, ka aftësinë të heqë grimin menjëherë. Mjafton vetëm të hidhni pak xhel aloe vera në një copë pambuku dhe më pas hiqni grimin në fytyrë pa u lodhur fare.

Largon rrudhat dhe ngadalëson procesin e plakjes

Sipas një studimi zë vitit 2009, i publikuar tek revista ‘Annals of Dermatology’, nëse aplikoni maskë me aloe vera çdo ditë për 90 ditë, do të shihni një ndryshim të dukshëm në lëkurë, heqje të rrudhave dhe rritje të elasticitetit në lëkurë.

Rregulloni dhe zbutni qimet e vetullave

Për vetulla si të fëmijëve, mjafton të aplikoni pak xhel aloe vera në penelin për vetulla dhe me të të lyeni vetullat. Përveçse do të shndrisin më shumë, do të marrin një formë më të bukur dhe qimet do të jenë më të buta.

Ulni inflamacionin e lëkurës

Nuk janë vetëm aknet ato që shkaktojnë skuqje dhe acarim të lëkurës. Aloe vera ndihmon në rastet kur inflamacioni lidhet me aknet, pasi e redukton atë dhe skuqjet, megjithatë mund të aplikohet edhe në rastet kur nuk keni akne.

Mbani gojën të shëndetshme

Një studim i vitit 2014 tregoi se një përbërës tek aloe vera ndihmonte për të lehtësuar dhimbjet dhe shëruar ulcerat në gojë. Kjo bimë ul inflamacionin, ënjtjen dhe ndalon gjakderdhjen e mishrave të dhëmbëve.

Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?