5 perimet e pasura me shumë proteina

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Blertina Koka

Perimet nuk njihen zakonisht si një burim i mirë i proteinave, megjithatë disa prej tyre kanë një përmbajtje më të lartë të këtyre lëndëve ushqyese.

Por, duhet të keni parasysh diçka të rëndësishme: Proteinat bimore janë të ‘paplota’, që do të thotë se nuk i përmbajnë të gjitha aminoacidet e rëndësishme. Për t’u siguruar që të merrni llojet e nevojshme të aminoacideve, kombinoni këto perime me drithërat.

Bizele

Gjysmë kupë bizele përmban 3 gramë e gjysmë proteina.

Pjesët e përdorshme: kokrrat e bizeles, por amvisat e vërteta i ziejnë të paqëruara (duke i hequr lëvozhgat në fund të zierjes), pasi kështu jo vetëm që bëhen më të shijshme, por marrim disa minerale dhe vitamina që nuk gjenden tek kokrrat e bizeleve.

Këshilla për përdorim: si të gjitha bishtajoret, bizelet bëjnë pjesë tek “mishi i të varfërve”, përmbajnë pra proteina të mira sidomos të dobishme për fëmijët që merren me sport. Gjithashtu, falë sasisë së madhe së fibrave, janë të këshillueshme për të luftuar kapsllëkun.

Mund të përdoren edhe si çaj, i cili ka efekte diuretike dhe çlodhëse.

Spinaq

Nga gjysmë filxhan spinaq do të merrni 3 gramë proteina. Ja si të përgatisni pure spinaqi pikante.

Patate

Një tjetër burim bimor i proteinave? Patatet! Një gjysmë patate përmban 3 gramë proteina.

Brokoli

Brokoli nuk është i pasur vetëm me fibra (2.6 gramë për gjysmë kupë), por është gjithashtu një burim i mirë i proteinave. Merrni sa më shumë proteina duke përgatitur receta të ndryshme me brokoli.

Mund ta konsumoni:

  • Si sallatë me perime të freskëta ose edhe të ziera.
  • Si përbërës ne supa të ndryshme
  • Në omletë
  • Si pure me perime të tjera miks për vogëlushët tuaj etj.

KUJDES! Për të marrë maksimumin e vlerave këshillohet të konsumohet kryesisht i freskët ose i zier për shumë pak minuta. Pra, kur uji ka valuar, mund ta shtoni vetëm për pak minuta dhe jo më tepër.

Misri

Gjysmë filxhani me misër siguron 2 gramë proteina.

Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll