5 produktet natyrale të mira për tiroidet

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Tiroidja është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve që kontrollojnë disa funksione në trup – ajo luan rol në rregullimin e humorit, peshës, fertilitetit etj. Prandaj, nëse tiroidja nuk funksionon, mund të përjetoni një sërë efektesh anësore të padëshirueshme. Për ta mbrojtur atë, duhet të përfshini në dietë ushqime të pasura në jod, që i nevojitet tiroides që të funksionojë siç duhet. Ja cilat ushqime e përmbajnë jodin.

Algat e detit: Janë të pasura në jod, që i nevojitet tiroides të funksionojë siç duhet. Por, mos e teproni me to, një sallatë me alga në deti në javë është e mjaftueshme.

Vezët – janë të pasura në jod dhe selen, një tjetër lëndë ushqyese që ndihmon në rregullimin e hormoneve të tiroides.

Kosi –  Bulmeti gjithashtu është një burim i mirë i jodit.

Mish pule ose biftek – Mishi është një burim i mirë i zinkut, një tjetër lëndë ushqyese kyçe për tiroiden.

Manaferrat – Frutat si manaferrat, luleshtrydhet dhe boronicat janë të pasura me antioksidues që luftojnë radikalet e lira, të cilat janë shumë të larta tek njerëzit me probleme të tiroides.

Nëse keni probleme te pashpjegueshme me peshën trupore (nënpeshë ose mbipeshë); djersitje të tepruar ose nervozizëm, çrregullime të jashtëqitjes (kapsllëk të vazhdueshëm ose diarre), dridhje të duarve ose në të gjithë trupin. Rrahje të shpejta ose të ngadalta të zemrës, luhatje të tensionit arterial etj, duhet të vizitoheni për probleme me tiroiden.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?