5 shenja dhe simptoma që nuk duhet t’i injoroni

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Dhimbja e kraharorit, humbja e papritur e shikimit apo të folurit, dhe dhimbja e rëndë abdominale kërkojnë vëmendje të menjëhershme mjekësore, por, po shenjat dhe simptomat më të thjeshta? Mund të jetë e vështirë të dini çfarë të bëni. Ja një listë shenjash dhe simptomash që kanë nevojë për vëmendje:

  1. Humbje e pashpjegueshme peshe

Humbja e peshës pa u munduar mund të duket si një ëndërr e bërë realitet, por në fakt, mund të jetë një shenjë e një problemi shëndetësor. Nëse nuk jeni obez dhe keni humbur më shumë se 4.5 kilogramë, apo më shumë se 5% të peshës suaj trupore gjatë 6 – 12 muajve të fundit, konsultohuni me mjekun tuaj.

Humbja e pashpjegueshme e peshës mund të vijë nga një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë hipertiroidizmin, diabetin, depresionin, sëmundjen e mëlçisë, kancerin apo çrregullime që ndikojnë në marrjen e lëndëve ushqyese nga trupi.

  1. Temperaturë e lartë e vazhdueshme

Temperatura e lartë nuk është gjithmonë një arsye për t’u alarmuar. Ajo luan një rol kyç në luftimin e infeksioneve. Temperatura e lartë e vazhdueshme mund të paralajmërojë një infeksion të fshehur, që mund të jetë gjithçka nga një infeksion i traktit urinar e deri në turbekuloz. Në disa raste, problemet shëndetësore malinje (kanceroze), shkaktojnë temperaturë të lartë e të shpeshtë, siç mund të bëjnë dhe disa ilaçe.

  1. Vështirësi në frymëmarje

Aktiviteti fizik, temperaturat e larta, obeziteti dhe lartësitë e mëdha mund të shkaktojnë probleme më frymëmarrjen. Nëse nuk shkaktohen nga këto arsye, problemet me frymëmarrjen mund të jenë shenjë e një sëmundjeje të fshehur.

Këto sëmundje mund të jenë: astma, bronkiti, sëmundja obstruktive  pulmonare, probleme të tjera me zemrën dhe mushkëritë etj.

  1. Hutim apo ndryshime në personalitet

Kërkoni ndihmë mjekësore nëse përjetoni papritur:

  • Vështirësi në të menduar
  • Vështirësi në përqendrim, apo mbajtjen e vëmendjes
  • Ndryshime në sjellje

Këto ndryshime mund të shkaktohen ngashumë probleme, duke përfshirë infeksionet, kequshqyerjen, problemet me shëndetin mendor apo disa ilaçe të caktuara.

  1. Shpërthime drite në shikim

Njolla apo shpërthime drite të papritura në shikimin tuaj ndonjëherë mund të paralajmërojnë një migrenë. Në raste të tjera, shpërthime të papritura drite mund të sinjalizojnë dëmtim të retinës. Kujdesi i menjëhershëm shëndetësor mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së shikimit.

Burimi: Mayo Clinic

Postime të ngjashme

Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës
FOTO/  Kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve
Shenjat fizike që paralajmërojnë për probleme shëndetësore
Ngacmimi seksual dhe kultura e heshtjes