5 ushtrime të rëndësishme që realizohen pa lëvizur

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Arlinda Gjypi

Këto ushtrime të lehta do t’ju ndihmojnë të ndiheni mirë dhe do t’ju japin shumë energji. Gjëja kryesore është të mos lëvizni: gjithçka realizohet ndërsa qëndroni pa lëvizur.

Qëndroni 5-30 sekonda pa lëvizur në çdo ushtrim dhe realizojini ato të paktën 4-5 herë në javë.

  1. Krahët e fluturës

krahet e flutures

Shtrihuni në kurriz. Të dy gjunjtë i përthyeni në gjysmë dhe ngrini mesi nga dyshemeja, duke e mbajtur veten me këmbën e djathtë që është e mbështetur në mur. Këmbën e majtë vendoseni mbi gjurin e djathtë, ndërsa duart vendosini mbi stomak. Përsëriteni ushtrimin edhe me këmbën e majtë.

  1. Mulliri i erës

Mulliri i eres

Vërini pëllëmbët në stomak. Shtyjini vithet në mur për të qenë më të qëndrueshëm dhe ngrijeni këmbën e djathtë lart vertikalisht ndërkohë që këmbën e majtë hapeni sa më shumë të mundeni. Përsëriteni me këmbën e majtë.

  1. Përshëndetja

pershendetja

Ngrijini të dyja këmbët në mur, duke i mbajtur ato drejt dhe duke i ngritur majat drejt lart. Vetëm krahët dhe shpatullat mund të ngrihen lehtë nga dyshemeja në këtë pozicion. Ngrini krahun e djathtë dhe mbajeni drejt këmbëve. Dora e majtë duhet të pushojë mbi stomak. Përsëriteni ushtrimin me krahun e majtë.

  1. Gërshërët

gersheret

Ngrini të dyja këmbët pa i përthyer gjunjtë. Mbështesni këmbën e djathtë në mur, ndërsa këmbën e majtë çojeni përpara teksa mbështesni mesin mbi pëllëmbët e duarve. Përsëriteni veprimin me këmbën e majtë.

  1. Ura

Ura

Shtrihuni me kurriz me krahët drejt dhe pëllëmbët poshtë. Majat e gishtave duhet të prekin murin. Vërini këmbët në mur sa më lart që të mundeni dhe peshoni mbi to, duke tendosur muskujt e vitheve dhe duke e ngritur kurrizin nga dyshemeja.

Për të përfituar sa më shumë nga këto ushtrime, përsëriteni çdo pozicion nga 10 herë. Duhet të filloni t’i ndjeni rezultatet pas 2-3 javësh./ shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"
Ushtrimet e thjeshta mund të rrisin kujtesën
OBSH: 5 sportet apo ushtrimet që ju ndihmojnë më shumë të humbni peshë
A është gjimnastika e ujit e duhur për ju?
Cila është koha më e mirë e ditës për t'u ushtruar?
Kujdes me sportet dhe me palestrat e sforcuara, sepse rrezikoni zemrën tuaj!