5-vjeçari nga Kosova me “fuqi të mbinatyrshme” mahnit mediat botërore

erman

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një 5-vjeçar nga Kosova ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore me fuqinë e tij të mbinatyrshme.

Prestigjiozja amerikane New York Post ka postuar një ditë më parë një video të 5-vjeçarit Erman Delic, ku demonstrohen aftësitë e tij magnetike.

Ajo e ka hapur artikullin me titullin: “Njihuni me 5-vjeçarin magnet”.

“Erman Delic është një 5-vjeçar nga Kosova, i cili ka zbuluar një veti që e bën atë të jashtëzakonshëm: Është një njeri magnet. Orët, monedhat, argjendurinat, madje edhe celularët ngjiten në trupin e djalit të vogël si me ngjitës”, shkruan NY Post poshtë videos.

Ndërkohë në video shpjegon se Erman zbuloi aftësitë e tij magnetike teksa po shihte televizor dhe vendosi lugën në kraharor. Mjekët i kanë thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk kanë dhënë një shpjegim për fuqitë e tij magnetike.

Burimi: New York Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?