Persona që kanë tensionin e ulët, ndiejnë lodhje kronike, këmbët e rënda, marrje mendsh, humbje ekuilibri, djersë të ftohta, errësim të shikimit, rënie të fikti etj, duhet të lexojnë këshillat e mëposhtme.
Siç dihet tensioni normal është 12/8 dhe në rast se ky tension bie në nivelin 9/6 ose më poshtë, atëherë duhet të tregoni kujdes. Për t’ju ardhur në ndihmë personave që vuajnë nga një shqetësim i tillë, janë disa zgjidhje natyrale përmes ushqimeve.
Shega- Është e pasur me kalium, flavonoide, vitaminë A, B dhe C, si dhe ka veti freskuese. Vepron në nivel kardiovaskular dhe riekuilibron presionin e zemrës.
Panxhari i kuq- Pirja e lëngut të panxharit të kuq dy herë në ditë ndihmon në marrjen e kaliumit, një prej elementeve më të rëndësishme për mbajtjen në gjendje te qëndrueshme të tensionit të ulët.
Kripa- Pa e tepruar, konsumi i ushqimeve të kripura riekuilibron tensionin e ulët.
Uji- Një gotë ujë ndihmon për ngritjen në nivel të lehtë të tensionit.
Çaji jeshil dhe ai i trëndafilit- Janë idealë për mbajtjen nën kontroll të tensionit të ulët, veçanërisht nëse pihen në mëngjes.


