Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Bamja, kjo perime me origjinë nga Etiopia, është quajtur si një nga perimet aristokrate. Kjo për shkak se konsiderohet si një perime shume delikate në rritje dhe përdporim.
Bamja promovon një shtatzëni të shëndetshme:
Bamjet janë shumë të pasura me folate dhe vitaminë C dhe B. Vitamina B është shumë e rëndësishme për prodhimin dhe mirëmbajtjen e qelizave të reja dhe folatet janë një kompleks thelbësor për shtatzëni optimale.
Vitaminat ndihmojnë në parandalimin e defekteve të lindjes si dhe ndihmojnë fëmijën të rritet në mënyrë të shëndetshme. Gjithashtu thelbësore për zhvillimin e fetusit është dhe vitamina C.
Ndihmon parandalimin e diabetit:
Bamja mund t’ju ndihmojë të stabilizoni nivelin e sheqerit në gjak duke ngadalësuar thithjen e tij nga zorrët.
Ndihmon me çështje të frymëmarrjes si astma:
Antioksidant e ndodhura tek bamjet kufizojnë zhvillimin e simptomave të astmës duke parandaluar problemet fatale që krizat e astmës mund të sjellin në shëndet.
Ndalon Aneminë:
Prezenca e hekurit, folateve, dhe vitaminës K në formimin e hemoglobinës, koagulimit të gjakut dhe qelizat e kuqe të gjakut të prodhimit, sigurojnë një mbrojtje shumë të fortë kundër anemisë.
Ul kolesterolin:
Bamjet ju ndihmojnë në tretjen e ushqimit, për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave.
Ndihmon për shëndetin e mirë të lëkurës:
Vitamina A dhe antioksidantët qëpërmbajnë bamjet janë në gjendje për të mbrojtur lëkurën, duke nxitur shërimin më të shpejtë të puçrrave në fytyrë, dhe eliminimin e rrudhave. Antioksidantët janë në gjendje të neutralizojnë radikalet e lira të cilat mund të dëmtojnë qelizat e lëkurës.
Ja si të përgatisni një tavë të shijshme me bamje:
- 1 kg bamje
- 300 gr mish viçi tul
- 4 kokrra domate
- 1 qepë të madhe
- 2 karrota
- 2 thelpinj hurdhër
- 1 tufë me majdanoz
- vaj ulliri
- kripë dhe piper të zi
- pak rigon
Lani bamjet dhe thajini me një beze kuzhine.Pritini nga bishti dhe vendosini në tavë me pak vaj ulliri. Futini të piqen paraprakisht në furrën e nxehur më pare në 180°.Mund dhe ti skuqni më parë, por në këtë mënyrë janë më të shëndetshme.
Ndërkohë përgatisni pjesën tjeter.Bëjuni një të çarë domateve në krye dhe vendosini të ziejnë për 5 minuta në ujë të nxehtë.Grini imët qepën,karroten dhe hurdhrën.Vendosini të kavardisen me pak vaj ulliri.Prisni tulin e mishi në copa të vogla dhe shtojeni te qepa.Kavardisni bashkë për disa minuta. Hidhni kripë, hiqini domateve lëkurën dhe shtypini me pirun.Shtojini te ena ku është mishi me qepën.Perzijini shtoni majdanoz të grirë imët,pak rigon dhe piper të zi.Ulni zjarrin dhe lëreni të gatuhen derisa salca të jetë trashur.
Ketë përberje shtojeni sipër bamjeve.Shtoni dhe 2 gota ujë ose lëngë mishi dhe përzijeni me delikatesë që bamjet mos prishin formën e tyre.Vendoseni përseri në zjarrë ulni gradacionin në 160° dhe lereni të gatuhen për 20 minuta.
Shërbejeni të ngrohtë!
Burimi: healthydiet24/http://shëndeti.com.al


