6 këshilla të rëndësishme për gjunjë më të fortë

Gjunjtë janë nyjet më të mëdha të trupit të njeriut. Ato ofrojnë mbështetje, fleksibilitet dhe qëndrueshmëri. Shëndeti i gjunjëve përkeqësohet me kalimin e moshës duke ndikuar fort në lëvizshmërinë e njeriut. Shëndeti i gjunjëve rrezikohet nga shumë faktorë siç janë nivelet e larta të kripës, përdorimi i tepruar i pijeve, osteoartriti dhe mungesa e ushqyesve. Në këtë artikull do të mësoni këshillat më të mira për të përmirësuar shëndetin e gjunjëve.

Më shumë kalçium: Kalçiumi është i rëndësishëm për forcimin e kockave dhe parandalimin e osteoporozës. Kalçiumi mund të merret nëpërmjet suplementëve ose duke konsumuar më shumë barishte, sardele, bajame dhe produkte të bulmetit.

Më shumë not: Njerëzit që kanë probleme me gjunjtë duhe të kryejnë aerobi të një intensiteti të lehtë për të forcuar kockat. Megjithatë, noti mbetet aktiviteti më i mirë fizik për gjunjtë. Njerëzit rekomandohet të notojnë gjysëm ore në ditë për 5 ditë të javës por mos e stërmundoni trupin. Përveç notit, njeriu mund të bëjë edhe ushtrime specifike që shënjestrojnë gjurin dhe kockat të cilat duhen bërë me ndihmën e një trajneri profesionist.

Vitamina D: Mungesa e vitaminës D shkakton probleme në përthithjen e kalçiumit. Ekspozimi në diell rrit nivelet e vitaminës D në trup, ndaj ekspertët rekomandojnë ekspozimin në diellin e mëngjesit për të paktën 15 minuta. Vaji i mëlçisë së merlucit, e verdha e vezës dhe produktet e bulmetit ju ndihmojnë të rrisni sasinë e vitaminës D në trup.

Vaji i Peshkut: Ky suplement është shumë i pasur me acide yndyrore omega-3. Për rrjedhojë, vaji i peshkut përmirëson dendësinë e kockave dhe lufton inflamacionin. Përveç këtij suplementi, ju mund të hani më shumë skumbri, salmon dhe peshk ton.

Vitamina C: Kjo vitaminë është thelbësore për sintetizimin e kolagjenit që mbështjell kockat. Kjo vitaminë është e rëndësishme sepse ul rrezikun e frakturave dhe përmirëson dendësinë kockore. Ushqime të pasura me këtë vitaminë janë: brokoli, portokallet, frutat e pyllit, kivi, specat, limoni, spinaqi dhe lulelakra. Përpos tyre, ekspertët këshillojnë edhe konsumin e ushqimeve që luftojnë inflamacionin në mënyrë natyrale. Këto përfshihen: patatet e ëmbla, avokadot, farat e linit, xhenxhefili, spinaqi dhe vaji i ullirit.

Kujdes me peshën: Pesha e tepërt është stërmunduese për gjunjtë dhe rrjedhimisht ndikon tek lëvizshmëria. Njerëzit që janë mbipeshë duhet të ushtrohen rregullisht dhe të ushqehen shëndetshëm për të arritur objektivin e humbjes së kilogramëve të tepërt.

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"
Ushtrimet e thjeshta mund të rrisin kujtesën
OBSH: 5 sportet apo ushtrimet që ju ndihmojnë më shumë të humbni peshë
A është gjimnastika e ujit e duhur për ju?
Cila është koha më e mirë e ditës për t'u ushtruar?
Kujdes me sportet dhe me palestrat e sforcuara, sepse rrezikoni zemrën tuaj!