6 përfitimet nga përdorimi i turmerikut, të vërtetuara shkencërisht

Blerina Bombaj, dietologe

  1. Turmeriku, apo shafrani i Indisë, mund të qetësojë refluksin e ezofagut: Kjo vjen si pasojë e efektit anti-inflamator që kjo erz ka.
  2. Një përbërës i rëndësishëm te turmeriku parandalon infarktin: ky përbërës quhet kurkume dhe është evidentuar i dobishëm në një studim të vitit 2012, ku janë vërejtur pacientë të operuar në zemër për by -pass. Rezultati i përdorimit të kurkumës tregoi ulje të rrezikut të infarktit pas operacionit me 63%. Atributet i shkojnë forcës së konsiderueshme antioksiduese të kësaj substance.
  3. Turmeriku mund të vonoje shfaqjen e diabetit: një studim në pacientë me para-diabet u ndanë në grupe. Njeri grup mori kapsule të përditshme me ekstraktin e kurkumës ndërsa grupi tjetër mori një kapsule placebo. Në fund rezultoi se mbi 16% e grupit që nuk mori kurkumë shfaqi diabet, ndërkohë që nga grupi tjetër asnjeri nuk shfaqi diabet të tipit 2. Kjo sërish iu atribua forcës anti-inflamatore dhe antioksiduese të kurkumës.
  4. Turmeriku mund të luftojë kancerin: studimet në njerëz janë në fillimet e tyre, por në laborator dhe në kavie, kurkuma ka rezultuar të vrasë qelizat kanceroze dhe të tkurri tumoret. Me sa është vënë re, kurkuma ndërvepron me dia monopate të veprimtarisë kanceroze, të zhvillimit dhe të përhapjes së qelizave tumorale. Një studim i tillë duket të jetë shumë premtues dhe shpresëdhënës.
  5. Turmeriku ndikon në shëndetin e trurit: një përbërës i quajtur ar-turmerone duket të ketë efekt rikuperues në qelizat staminale të trurit. Gjithashtu edhe kurkuma mund të ndihmojë kujtesën dhe të përmirësojë simptomat e Alzheimerit në të ardhmen.
  6. Kjo erz mund të trajtojë me rezultate të mahnitshme artritin: madje është vënë re se efekti i saj mund të jetë zëvendësues i ibuprofenit në trajtimin e dhimbjeve dhe inflamacionit te kyçeve.

 

Postime të ngjashme

Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej