6-vjeçarja rrezikon jetën për të shpëtuar vëllanë 11-muajsh

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

 

Një 6-vjeçare heroinë rrezikoi jetën për të shpëtuar vëllanë e saj më të vogël nga zjarri që kishte përfshirë shtëpinë. Kelsey Davies shpëtoi nga flakët vëllanë e saj 11-muajsh, Andrew, duke e marrë nga krevati dhe vrapuar drejt shkallëve. Pasi u sigurua që vëllai i vogël ishte i sigurt, 6-vjeçarja kthehet sërish tek shtëpia për të shpëtuar pjesën tjetër të familjes.

Fatkeqësisht, flakët kishin përfshirë shtëpinë dhe ishte e pamundur për të që të shpëtonte edhe vëllanë më të madh. 4-vjeçari Jac fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë incidentit, ndërkohë që pjesa tjetër e familjes arriti të shpëtojë për mrekulli nga zjarri i rrezikshëm.

Mamaja e 6-vjeçares, Jenny Davies, tregon se është shumë krenare për të bijën. 28-vjeçarja është shprehur: “Kelsey është e habitshme. Ajo mori Andrew nga krevati dhe e nxori jashtë shtëpisë. Unë jam shumë krenare për të, por kurrë nuk do ta marr veten pas vdekjes së djalit 4-vjeçar, Jack”.

6-vjeçarja ishte e para që u zgjua kur shtëpia filloi të marrë flakë. Kelsey ka hapur fillimisht dritaret dhe ka kërkuar ndihmë, para se të shpëtonte vëllanë e vogël.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet