Kryefaqja Dieta 7 këshilla që japin ekspertët për të rënë në peshë

7 këshilla që japin ekspertët për të rënë në peshë

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Në internet gjen një sërë dietash, ku disa prej tyre janë edhe të rrezikshme për shëndetin.

Nëse doni të humbisni kilet e tepërta, krijoni muskuj apo vithe, e rëndësishme është të gjeni një mënyrë të sigurt dhe të shëndetshme. Ja çfarë rekomandojnë ekspertët e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit për të rënë në peshë!

Pini më shumë ujë dhe pak alkool

Shumë njerëz mendojnë se janë të uritur, kur në fakt janë thjesht të etur për ujë. Prandaj konsumimi sa më shumë i ujit gjatë ditës ju ndihmon që mos të merrni shumë kalori.

Alkooli përmban gjithashtu shumë kalori – 2 gota verë kanë thuajse po aq kalori sa hamburgeri – dhe duhet të vraponi për gati gjysmë ore që t’i digjni ato.

Konsumoni ushqime të larta në fibra

Përpiquni të konsumoni më shumë ushqime të pasura në fibra, pasi ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Fibrat mund t’ gjeni tek frutat dhe perimet, drithërat, fasulet, bizelet, thjerrëzat, bollguri etj.

Mos ndaloni së konsumuari asnjë ushqim

Disa këshillues dietikë këshillojnë heqjen dorë plotësisht nga disa ushqime të caktuara, ndërkohë që ekspertët janë kundra kësaj këshille.

Ekspertët e NHS thonë: “Mos hiqni dorë nga asnjë ushqim nga dieta juaj, sidomos ushqimet që ju pëlqejnë më shumë. Ndalimi i këtyre ushqimeve vetëm sa ua shton dëshirën për t’i konsumuar”.

“Nuk ka asnjë arsye përse nuk mund të shijoni një ëmbëlsirë me rasze sa kohë që nuk e tejkaloni me kaloritë gjatë ditës”.

Shtoni më shumë fruta dhe perime në dietë

Të dyja këto produkte bimore janë të rëndësishme për uljen e kalorive dhe mbrojtjen e shëndetit.

Frutat dhe perimet jo vetëm që janë të ulëta në kalori dhe yndyra, por kanë në përmbajtje të lartë gjithashtu fibra – që janë të rëndësishme për rënien në peshë.

Shtoni pak banane ose një grusht me fruta pylli tek bollguri ose kosi, ose konsumoni një lëng frutash 100% natyrale për mëngjes.

Hani rregullisht

Ekspertët e shëndetit thonë se ngrënia rregullisht ndihmon në djegien e kalorive më shpejtë se shmangia e tyre. Ngrënia rregullisht largon gjithashtu edhe dëshirën për të ngrënë ushqime të shpejta dhe të pashëndetshme. Mund të planifikoni ushqyerjen për një javë ose të bëni një listë të pazarit për një javë, kështu nuk do të tundoheni të blini gjëra të pashëndetshme.

Gjeni  një mënyrë më të lehtë për të bërë ushtrime

Të qenët aktivë është shumë e rëndësishme për të rënë në peshë dhe djegur kaloritë e marrë nga ushqimet. Përveç palestrës apo ushtrimeve të forcës, merruni edhe me sporte të tjera, si not, çiklizëm, vrap, shëtitje në park etj.

Mësoni të lexoni etiketat e ushqimeve

Shumë produkte ushqimore tani kanë të shkruar në etiketa se sa kalori, yndyra apo përbërës të tjerë përmbajnë.

Burimi: Mirror / Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here