7 përfitimet suprizuese të mjaltit

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Mjalti është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të vlerave të larta ushqyese që mbart. Që kohë më parë mjalti ka qënë përdorur si një ilaç natyral për trajtimin e plagëve, për lehtësimin e simptomave të sëmundjeve të ndryshme etj.

Mjalti mund ka përfitime të shumta si brenda ashtu edhe jashtë organizmit, ja përdorimet e tij:

mjalteKurë për të shëruar plagët: nëse keni plagë që nuk ju mbyllen lehtë, vendosini pak mjaltë organik mbi plagë dhe lidheni plagën me napë. Mjalti ka veti anti-inflamatore, vret bakteret dhe mikrobet dhe stimulon sistemin imunitar.

Maska për lëkurë: ndryshe nga vajrat, mjalti parandalon tharjen e lëkurës. Ai mund të përdoret në të gjitha llojet e lëkurës. Mjalti ka veti anti-bakteriale dhe trajton të gjitha problemet e lëkurës.

Shampo natyrale: mjalti shërben edhe për kujdesin ndaj flokëve. Në 200 ml ujë, holloni 1 lugë mjaltë dhe shpëlajeni kokën. Mjalti lufton zbokthin, yndyrën, i mban flokët më të hidratuar dhe të shëndritshëm.

Shurup kolle: mjalti është i mahnitshëm për të trajtuar të ftohurat, gripin dhe kollën. Ai nuk ka asnjë efekt anësor dhe mund të përdoret edhe për fëmijët. Kombinoni 1 lugë lëng limoni me 1 lugë mjaltë dhe trajtoni kollën dhe virozat e dimrit.

Përmirëson funksionin e zorrëve: mjalti vepron si laksativ i butë, lehtëson lëvizjen e zorrëve dhe lufton parazitët. Pini çdo mëngjes 1 gotë ujë të vakët ku keni tretur 1 lugë mjaltë.

Përmirëson tretjen: mjalti është ilaç natyral në trajtimin e sëmundjeve të stomakut, ai lehtëson tretjen, trajton ulçerat, rregullon sekretimin e lëngjeve të stomakutm, ka veti anti-inflamatore etj.

Trajton pagjumësinë: mjalti është i pasur me vitamina, minerale dhe acide yndyrore esenciale, ai rrit nivelin e insulinës dhe serotoninës. Mjalti është ideal për të trajtuar pagjumësinë dhe nervozizmin. Çdo natë pini 1 gotë qumësht të vakët me 1 lugë mjaltë.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit