7 shenja fizike që paralajmërojnë se mund të jeni shumë të stresuar

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Janë 7 simptoma fizike që mund të ndihmojnë për të zbuluar kur një person është i stresuar.

Charlotte Watts, autore e librit “The De-Stress Effect”, thotë se ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si trupi reagon ndaj stresit.

Ajo shpjegon se simptomat e stresit mund të lidhen shpesh me mungesën e vitaminave dhe mineraleve.

“Gjatë periudhave të stresit përdoren më shumë lëndë ushqyese duke qenë se i gjithë sistemi imunitar, si energjia, reagimet e trurit, hormonet dhe imuniteti funksionojnë në një normë më të lartë dhe më të shpejtë”, shpjegon ajo,

Këto janë disa nga simptomat që paralajmërojnë për mungesë të vitaminave dhe mineraleve, si pasojë edhe të stresit:

Buzë të çara (vitamina B6), grindje të dhëmbëve (vitamina B5), vija të bardha tek thonjtë (zink), kapsllëk dhe diarre (magnez), gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve (vitamina C), njolla të kuqe në gjymtyrë (vitaminë E), infeksione në fyt dhe gjoks (vitamina A).

Ka gjithashtu një sërë studimesh që dokumentojnë ndikimin që stresi mund të ketë në perimetrin e belit.

Një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar se gratë të cilat përjetojnë stres nga ngjarje traumatike janë më të rrezikuara që të bëhen obeze.

Edhe pse stresi është dokumentuar gjithmonë nga shkencëtarët si shkaktare e efekteve negative, një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Illinois thonë se pak stres mund t’i bëjë mirë njeriut. Studimi ka zbuluar se kortizoli, i quajtur shpesh “hormoni i stresit”, mund të mbrojë kundër qelizave të plakjes si dhe të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve degjenerative si alcajmeri dhe sëmundja Huntingdon.

 Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis