7 shenjat e para paralajmëruese të diabetit: Mos i mënjanoni sepse është sëmundje shumë e rrezikshme

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Rreth 1.4 milionë amerikanë diagnostikohen me diabet çdo vit. Tipi 2 i dabetit është ai më i përhapuri. Diabeti karakterizohet nga niveli i lartë i glukozës në gjak i cili shkaktohet nga mungesa e insulinës në trup ose paaftësia e trupit për ta përdorur insulinën siç duhet. Nivelet e larta të sheqerit në gjak çojnë në komplikacione të rënda në shëndet. Veshkat, sytë, nervat dëmtohen dhe rreziku i sulmit në zemër rritet.

Faktorët e rrezikut për tu prekur nga diabeti i tipit 2 janë:

  • Historia hamiljare, kur keni familjarë me diabet
  • Të qënit mbipeshë (megjithëse ndodh shpesh që edhe njerëzit jo mbipeshë të preken nga diabeti)
  • Dieta e keqe ushqimore
  • Tenisoni i lartë i gjakut
  • Intoleranca ndaj glukozës

Shenjat dhe simptomat paralajmëruese të diabetit të tipit 2:

diabetiUria e tepërt: kur nivelet e sheqerit në gjak bien, trupi mendon se nuk është ushqyer dhe për pasojë kërkon sa më shumë ushqim që të funksionojë. Uria e tepërt është një simptomë që shoqëron njerëzit e prekur nga diabeti.

Lodhja kronike: nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë lodhje dhe nervozizëm. Trupi duhet të punojë shumë për të kompesuar mungesën e glukozës, kështu që dikush që vuan nga diabeti mund të ndihet i lodhur shpejt dhe lehtë.

Urinim i shpeshtë: diabeti çon në probleme me veshkat, prandaj nëse keni diabet do të urinoni më shpesh, madje edhe gjatë natës. Etja e tepërt është përgjigje e trupit për të plotësuar nevojën e lëngjeve të humbura.

Lëkurë e thatë dhe me probleme: qarkullimi i dobët i gjakut është një tjetër shenjë e diabetit, gjë e cila çon në dëmtim të lëkurës. Kjo simptomë lidhet edhe me shkakun se trupi humbet shumë lëngje.

Probleme me shikimin: diabeti dëmton edhe sytë. Ai bën që të keni shikim të paqartë, të shtrembër etj. Niveli i lartë i sheqerit në gjak dëmton retinën.

Infeksionet maja: diabetikët janë më të prirur për t’u prekur nga infeksionet e ndryshme. Më të zakonshmet janë infeksionet maja dhe infeksionet e tjera fungale.

Ngadalësia në shërimin e plagëve: diabeti ngadalëson proçesin e shërimit të plagëve të ndryshme. Ai e bën më të vështirë mbylljen e plagëve për shkak se enët e gjakut dëmtohen nga sasia e lartë e nivelit të glukozës në vena dhe arterie. Burimi: Real Farmacy

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve