Skleroza e shumëfishtë
Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje ku sistemi imunitar sulmon një substancë që mbron fibrat nervore të trurit dhe shtyllës kurrizore. Kjo mund të çojë në mpirje të duarve.
Skleroza e shumëfishtë është më e shprehur tek moshat e reja. Kryesisht prek 20-40 vjeçarët, dhe më shumë femrat në raportin 3 me 1 (nuk dihet arsyeja se pse).
Mos humbisni: Skleroza e shumëfishtë, rreziku shëndetësor i moshave të reja
Shenjat klinike me të cilat shfaqet sëmundja janë të larmishme, sepse varet nga zona e dëmtimit, mund të fillojë me një shenjë e cila shumë shpejtë mund të zhduket, por në mënyrë të përmbledhur një sklerozë e shumëfishtë mund të shfaqet me dyfishim pamje, dobësim të muskujve, mpirje të duarve, këmbëve, humbje ekuilibri, vështirësi në ecje (paraparezë spastike) etj. Ja cilat janë 5 shenjat e sklerozës së shumëfishtë që nuk duhet t’i injoroni.