8 gjëra që bëjnë njerëzit e sukseshëm para orës 08:00 në mëngjes!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

njerezSekreti i njerëzve të sukseshëm mund të jetë  më i thjeshtë se sa ju mendoni, diçka ta dini me siguri, nga orët e para të mëngjesit mund të përfitoni shumë!

Studimet kanë treguar se njeriu mund të jetë më produktiv në mëngjes, duke nxitur kështu energji për gjatë gjithë ditës.

Këtu janë 8 gjëra që mund të bëni  në mëngjes, për të vendosur veten para suksesit:

  1. Lëvizni: Filloni ditën duke ecur. Përpiquni të shkoni në punë në këmbë, është tepër efektive kur është fjala për ët stimuluar energjinë që do t’ju duhet përgjatë gjithë ditës.
  2. Meditoni: Praktikoni për disa minuta frymëmarrjen me gojë. Në këtë mënyrë i jepni mundësi mendjes të përgatitet për ditën e gjatë që e pret.
  3. Hani diçka dhe hidratohuni: Pasi të keni ngrënë mëngjes, sigurohuni të pini 3 gota uji, para se të dilni nga shtëpia.
  4. Qëndroni pozitiv, përcaktoni qëllimet dhe bëjini realitet ato: Vendosni një qëllim për ditën e gjatë që ju pret para dhe përpiquni ta arrini atë para përfundimit të ditës.
  5. Ndërtoni strategji: Nëse keni pritshmëritë tuaja për atë që ndodh, mund të gjeni një zgjidhje më shpejt.
  6. Merruni me detyrat e vështira që në orët e para tëmëngjesit: Mbaroni punën më të vështirë të ditës dhe do të keni mundësi të jeni më të lirë gjatë orëve në vazhdim.
  7. Krijoni një ritual: Një këngë apo një lutje inspiruese mund të jetë çelësi për sukses.
  8. Filloni të zgjoheni një orë para: Zgjimi herët ju ndihmon të vini punët para dhe të përfundoni me efikasitet të gjitha detyrat.

Burimi: http://www.self.com/fitness/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?