8 këshilla, për sy të shëndetshëm

Përgatiti për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

si-te-mbroni-syte

Këshilla: Si të mbroni sytë

Rezervoni një vizitë tek okulisti për të gjithë familjen – Kontrollet e rregullta të syve konsiderohen mënyra më e mirë për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të syrit, si: glaukoma, katarakti, retinopatia diabetike, degjenerimi makular i lidhur me moshën. Një ekzaminim i imtësishëm i syrit mund të zbulojë probleme serioze në shëndet, si për shembull diabetin, para se të fillojnë të shfaqen simptomat.

Vendosni syze dielli – Për të mbrojtur sytë nga rrezet e diellit.

Nëse pini duhan, hiqni dorë! – Duhanpirja rrit rrezikun e zhvillimit të kataraktit dhe sëmundjeve të syrit që dëmtojnë shikimin.

Vendosni syze mbrojtëse – Rreth 2.4 milionë dëmtime në sy ndodhin çdo vit në SHBA. 90% e tyre mund të shmangnen duke përdorur syze mbrojtëse.

Relaksoni sytë – Përpiquni të ndiqni rregullin 20-20-20 të shikimit të ekranit të kompjuterit, telefonit apo tabletit, i cili nënkupton që çdo 20 minuta para ekranit, shikoni një objekt që është 20 këmbë (6 metra larg) për 20 sekonda.

Jini aktivë – Aktiviteti i rregullt mund të parandalojë degjenerimin makular të lidhur me moshën (shkaktari kryesor i humbjes së përhershme të shikimit në moshë të vjetër).

Hani ushqime të gjelbërta – Një dietë e pasur me fruta dhe perime të gjelbërta,  dhe acide yndyrore omega 3 mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të glaukomës, degjenerimit makular të lidhur me moshën etj.

Pini sa më shumë ujë- Pa pirë mjaftueshëm ujë, sytë nuk do të arrijnë të prodhojnë lot, që i mbajnë sytë të pastër dhe të njoma.

 

 

Postime të ngjashme

Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE