8-vjeçari me leucemi akute, prindërit apel për ndihmë

Argjend Ziu është vetëm 8 vjeç, por ai bashkë me prindërit nga fshati Rërëz, Kutalli, Berat, kanë një muaj që kanë braktisur shtëpinë e tashmë ai është shtruar në shërbimin e onko-hematologjisë në pediatrinë e QSUT-së.

Me lot në sy nëna e fëmijës, Mirela, tregon sesi pas interesimit në spital i është thënë që kura e vetme për fëmijën është Pediatriatransplanti i palcës që realizohet në Itali, por për operacionin kërkohen 120 mijë euro që familja e varfër nuk i gjen dot.

“Kurimi më i mirë bëhet në Itali, por është shumë i kushtueshëm. Dërguam njerëzit tanë dhe na thanë se kurimi i parë kushton deri në 80 mijë euro, pastaj po pati nevojë për transplant të palcës arrin në 120 deri në 140 mijë euro. Ne nuk e përballojmë dot me aq lekë sa janë grumbulluar në bankë janë shumë pak nga sa kërkohen”, thotë nëna e vogëlushit Mirela Ziu.

Të lodhur nga pritja e kthim-përgjigjes nga Ministria e Shëndetësisë, prindërit e Argjendit i bëjnë apel qytetarëve të thjeshtë për të kontribuar financiarisht përmes numrit të llogarisë së hapur në Raiffeisen Bank, në emrin e fëmijës Argjend Ziu.

“Kemi takuar edhe vetë ministrin e Shëndetësisë dhe na premtoi se së shpejti do ta dërgojmë djalin në Turqi. Pritëm, po bëjmë një muaj dhe nuk na kanë kthyer asnjë përgjigje. Gjendja e fëmijës sa vjen dhe rëndohet dhe ne po mundohemi që ta nxjerrim jashtë vendit sa më shpejt, aq më mirë”, shprehet Ymer Ziu.

Për t’i ardhur në ndihmë familjes së sëmurë, mund të kontribuoni përmes numrave të llogarisë të hapura në emër të fëmijës së sëmurë Argjend Ziu, në Raiffeisen Bank, 0021122792 në euro, 0011122792 në lek, ose të kontaktoni me familjen Ziu përmes nr. të cel. 0686948030

Postime të ngjashme

Si të 'luftojmë' zakonet e dëmshme me produktet alternative me risk të reduktuar
Dëshmi/ “Në laboratore të ndryshme, merrja përgjigje të ndryshme analizash, nuk dija cilin bakter të mjekoja?!”
TFL publikon raportin “NGACMIMI SEKSUAL NE VENDIN E PUNËS, 2023”
Formular Aplikimi
Si ndikojnë temperaturat e larta tek të sëmurët kronikë?
BUTRINTI – Lufta e radhës së qytetit antik  
Ja dieta ideale për parandalimin e sëmundjeve të trurit (Alzhaimer, plakjen e trurit etj)
Ushqimet që nuk duhet të konsumoni, ja përse