Trëndafilat, të mirë për shpirtin dhe lëkurën

Hysni Dankshi

Është një shprehje e famshme që thotë: “Trëndafilat janë të mirë për shpirtin dhe lëkurën”. Trëndafili ka një përdorim të gjerë në mjekësinë alternative.

Trendafil rosa sppPërbërësit: Vaj esencial, taninë, vitamina C,B,E,K ,vaji I trëndafilit ka mbi 300 substanca përbërëse, nga të cilat njihen vetëm 100.

Veprimi: antispazmodik, afrodiziak, antiidepresant, qetësues, stimulus I tretjes, ekspektorant, antibakterial, antiviral, atiseptik, tonik për veshkat, gjakun, rregullues I periodave dhe antiinflaamtor.

Pjesët që përdoren:

Fara e trëndafilit është një burim i pasur me vitamin C dhe përdoret në çajra, lëngje frutash dhe shurup. Dikur gjethet përdoreshin si zëvendësuese  për çajin. Farat e llojit të saj njihen si tonikë për veshkën dhe jepen në çregullimet e saj. Meqë janë astregente merren dhe për të trajtuar diarrenë kronike.

Vaji i trëndafilit ndryshon nga ai i trëndafilit bullgar dhe ka veti afrodizake.

Trëndafili i llojit (rosa rugosa) përdoret për të pastruar gjakun si tonik për mëlçinë, përdoret për çrregullime të tretjes ose në rastet me perioda të rënda. Trëndafili francez përdoret për t’i dhënë aromë përgatitjeve mjekësore dhe për të pastruar trupin nga toksinat. Përdoren petalet e trëndafilit. Vaji esencial i trëndafilit të butë përdoret për të prodhuar parfumet e femrave. Ai përdoret për të trajtuar problemet me lëkurën, depresionin dhe ankthin, si dhe kur merret nga goja përdoret për të trajtuar problemet e tretjes. Kohët e fundit është parë që ka veti antivirale dhe anti HIV (SIDA).

Përdorimi:

Farat e trëndafilit të egër përgatiten në formë tinkture dhe merren për të qetësuar kollën, dhimbjet e barkut dhe në rastet me diarre.

Shurupi përdoret për t’i dhënë aromë mjekimeve të tjera, shtojini përzierjet që përdoren për të trajtuar kollën dhe mund të merret dhe si burim vitamin C.

Trendafil rosa rugosaFarat e trëndafilit të butë:

Dekokti (përzierje bimësh) merret për të trajtuar diarrenë kronike të shoqëruar me dobësi stomaku.

Vaji esencial i futur në kremra të ndryshme përdoret për t’i hequr skuqjen fytyrës dhe për fytyrat e thata.

Uji i trëndafilit mund të përdoret për kruajtjet vaginale, por mund të përdoret edhe për lëkurat me probleme, njollat dhe aknet (puçrrat e fytyrës).

Në ujin ku bëni banjë, mund të shtoni disa pika nga vaji i trëndafilit për të qetësuar ankthin dhe depresionin.

Për masazh mund të tresni në 25 ml vaj bajame 2 ml vaj trëndafili. Masazhimi i zonës shërben për të qetësuar nervat dhe ulur stresin e lodhjen.

Petalet e trëndafilit francez përdoren në formën e tinkturës dhe përdoren për diarrenë dhe tretjen e ngadalësuar.

Gargarat (shpëlajret) bëhen për të qetësuar fytin e irrituar.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit