“Ka pasoja të rënda për shëndetin dhe iu rrezikon jetën”/ Mjeku paralajmëron shqiptarët: Kujdes nga përdorimi i parecetamolit pa këshillën e mjekut

Helmimet nga ushqimet, uji dhe ilaçet, janë problematika që shpeshherë prek miliona njerëz në mbarë botën.

Për të folur mbi këtë temë, i ftuar në Medicus nga Daljana Sejdia ishte mjeku toksikolog, dr. Andrin Tahiri, i cili u ndal gjatë dhe tek përdorimi i ilaçeve pa kriter, të cilat mund të çojnë deri në fatalitet.

I pyetur nga moderatorja mbi toksicitetin që paraqet marrja e paracetamolit pa kriter nga pacienti ai u shpreh: “Paracetamoli jep hepatotoksicitet jetë kërcënues. Edhe pse jemi ndeshur shumë rrallë me fatalitete, duhet shumë kujdes, pasi paracetamoli ka pasoja të rënda në shëndet. I përfshirë në grupin e analgjezikëve, paracetamoli si çdo medikament tjetër, ka pasoja në shëndet, por i marrë me recetë sipas udhëzimeve të mjekut dhe i filtruar dhe njëherë nga farmacisti nuk sjell asnjëherë pasoja. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe mos ta teprojmë me marrjen e këtij medikamenti”.

Doktor Tahiri shprehet se ka pritur raste ku pacientët kanë kuruar vetë nje dhimbje koke, duke marrë paracetamol si karamele dhe kur arrin në një sasi mbi 60mg/kg peshë, janë paraqitur me të vjella, këputje, të cilat tregojnë që kanë pasur helmim nga ky medikament.

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat