Studimi për ngacmimet seksuale në punë, Lahe: Fenomeni ekziston, është më i përhapur në këto qytete

Gjetjet e Rapotit “Ngacmimi Seksual në Vendin e Punës”, realizuar nga TFL me mbështetjen e Ambasadës së Vendeve të Ulta, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e medias dhe ekspertëve.
E ftuar në emisonin ‘OPEN’ të gazetares Eni Vasili, menaxherja e shoqatës ‘Together for Life’ dhe njëherësh drejtuesja e grupit të ekspertëve për realizimin e anketimit, Alma Lahe, bazuar në gjetjet e tij u shpreh se fenomeni i ngacmimit seksual në ambientet e punës ekziston dhe është evidentuar si më i përhapur në zonat e mëdha urbane si dhe ndërmarrjet e mëdha me më shumë se 100 punonjës.
“Fenomeni ekziston. Kemi pasur tre fokus grupe ku fenomeni është evidentuar edhe më i lartë, përveç Tiranës që ka fenomenin, por edhe ndjeshmërinë më të lartë. Ka qenë Korça, Lezha dhe Durrësi. Nga anketimi ka dalë se fenomeni është i hapur në zonat dhe ndërmarrjet e mëdha me më shumë se 100 punonjës. Diferenca mes privatit dhe sektorit publik ka diferencë shumë të ulët për ngacmimet seksuale”, shpjegoi ajo mes të tjerash.

 

 

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele