Mjekja pediatre: Kolla e mirë çdo 3 vite shfaqet si endemike, shenjat dhe kujdesi që duhet të tregoni

Nga Zerina Sheme
Mjeke pediatre

Mikrobi i kollës së mirë (Bordetella Pertussi) qarkullon i lirë në natyrë. E gjejmë si infeksion në forma sporadike.

  • Çdo 3 vjet mund të shfaqet si endemike
  • Shpesh kalon pa u diagnostikuar.
  • Prek edhe të rriturit.

–  I sëmuri mund ta përhapë infeksionin tek të tjerët deri në një muaj.

Mbartës i vetëm është njeriu.

shfaqet si kollë që zgjat mbi 3 javë deri në tre muaj.

➡️ Shenjat:

Kollë e thatë, me kriza të forta, mbytëse, sidomos natën, ose kur rri shtrirë. Kriza përfundon me një frymëmarrje të thellë me zhurmë;  kërkon të nxjerrë pak gëlbazë, por e ka të vështirë ta shkëpusë.

Në javën e parë kolla shfaqet si një Katar i stinës.

– Në javën e dytë çfaqen akceset e kollës, të cilat mund të provokojnë pika hemoragjike në sy, në fytyrë dhe ënjtje të qepallave. Vjell pas kollës.

Është karakteristike kjo shenjë.

– Faza e tretë e rikuperimit.

–  Komplikacioni më i shpeshtë është Bronkopneumonia.

Mjekimi

  • Makrolidet( Eritromycina, Klaritromycina ) japin efekte të mira.
  • Sirupet e kollës nuk janë efikase në këtë rast.
  • Ajroset dhoma shpesh herë në ditë.
  • Jastëku ngrihet më lart se zakonisht.
  • Fëmija mbahet i hidratuar me dhënie të lëngjeve të frutave të freskëta, ujë.

 

Imuniteti në pertussis nuk transmetohet nga nëna tek fëmija. Pra, kemi patur raste të prekur nga Pertusis edhe tek fëmijët e porsalindur.

Shpesh lind nevoja të shtrohen në spital.

Pas moshës 3 vjeç mbrojtja vaksinave bie në 50%. Pra fëmijët e rritur janë të ekspozuar ndaj infeksionit.

Këshilla

Vëzhgoni me kujdes gjendjen e përgjithshme të fëmijës.

Gjendja është e mirë, jashtë krizës, dmth nuk ka vështirësi në frymëmarrje, as temperaturë të lartë. Në format e zakonshme akceset e kollës ndodhin 5-6 herë në 24 orë.

Në format e rënda këto kriza përsëriten mbi 30 herë në 24 orë. Kjo kërkon asistencë mjekësore për t’u trajtuar

Profilaksia

Vaksinimi sipas skemës së detyrueshme të sistemit shëndetsor.

Postime të ngjashme

Gastroenteritet, virozat, diarrea dhe te vjellat e veres!
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Impetigo Bakterial: Një infeksion i shpeshtë në sezonin e verës – Këshilla nga Dr. Tritan Kalo
Si trajtohet inkontinenca urinare (mosmbajtja e urinës) te meshkujt?
Si bëhet manaxhimi i një aritmie akute në hemodializë?