Mishi dhe qumështi i lopës në rrezik nga gripi i shpendëve? OBSH: Mund të përhapet në shumë vende të botës nga zogjtë

Një zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi të martën mbi rrezikun e infektimit të lopëve përtej Shteteve të Bashkuara me virusin H5N1, i pranishëm në shumë zogj shtegtarë.

Zyrtarët amerikanë po përpiqen të verifikojnë sigurinë e qumështit dhe mishit pas konfirmimit të virusit të gripit të shpendëve në disa ferma lopësh në nëntë shtete që nga fundi i marsit dhe një individi në Teksas.

“Ndërsa zogjtë shtegtarë që mbarin virusin vazhdojnë ritualin e tyre në mbarë botën, ekziston rreziku i infektimit të lopëve në vendet e tjera”, tha në një konferencë shtypi në Gjenevë Wenqing Zhang, e cila drejton programin global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.

Virusi H5N1 është i përhapur në mesin e shpendëve të egër në Shtetet e Bashkuara dhe në disa raste është përhapur edhe tek pulat dhe macet, por deri tani në raste të rralla tek lopët.

Zoti Zhang tha se agjencia e Kombeve të Bashkuara e konsideron të ulët rrezikun që paraqet virusi tek shëndeti publik, por bëri thirrje për kujdes, sidomos për punonjësit e fermave. Ndërsa mendohet se virusi mund të mos përhapet përmes qumështit, Zhang përsëriti këshillat e OBSH-së për konsumuar vetëm qumësht të valuar.

I pyetur për të vlerësuar transparencën amerikane për infektimin e fermave të lopëve, zonja Zhang tha se agjencia ishte informuar rregullisht ndërsa vlerësoi vendimin për të ndarë menjëherë sekuencën gjenetike të virusit. /VOA

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis