Pyetje:
Cilat janë shenjat se ka mungesë të vitaminës D dhe pse suplemantojmë vazhdimisht?
Përgjigjia e mjekut:
Shenjat e mungesës së vitaminës D lidhen me moshën.
Tek fëmijët 1 vjeç ka vështirësi në daljen e dhëmbëve, fontanelë shumë të hapur, ngrihen në këmbë me vonesë, djersitje pa shkak.
Në adoleshencë paraqet shtrembërime të shtyllës kurrizore si skolioza, lodhje, asteni, djersitje.
Disa çrregullime të metabolizmit që lidhen me keqthithje e ushqimit në zorrë si psh Celiakia, pengon thithjen e vitaminës D në zorrë. Edhe pse i japim rregullisht, niveli vazhdon të jetë i ulët.
Që të rregullohet ky problem nevojitet një dietë ushqimore bazuar mbi analizat e Intolerancës ushqimore



